Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Futbolli sjell mbi 10 miliardë në PBB-në e Italisë

Futbolli profesionist italian është një nga sektorët kryesorë industrial.

Një pasuri strategjike e të gjithë sistemit të vendit. Një sektor ekonomik i aftë për të përfshirë 12 sektorë të ndryshëm produktesh në zinxhirin e tij dhe që ka një ndikim direkt në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) të Italisë.

Sipas një raporti të fundit “ReportCalcio” i përgatitur nga Qendra e Studimeve në Federatën Italiane të Futbollit (FIGC) në bashkëpunim me AREL (Agjencia e Kërkimeve dhe Legjislacionit) dhe PwC Italia (PricewaterhouseCoopers) rezulton se futbolli profesionist i jep PBB-së së Italisë 10.2 miliardë euro në vit.

Gjithashtu, futbolli profesionist në vendin fqinj është përgjegjës për krijimin e 112 mijë vendeve të punës.

Për 14 vitet e fundit, futbolli në Itali ka kontribuar më rreth 15.5 miliardë euro përsa i përketë taksave dhe sigurimeve shoqërore.

E thënë ndryshe, çdo 1 euro që ka “investuar” qeveria, i është kthyer në aspektin e taksave dhe sigurimeve në një vlerë prej 18.3 euro.

Futbolli profesionist vazhdon të përfaqësojë sistemin kryesor sportiv nga pikëpamja e kontributeve tatimore në Itali, duke perfshire 68.7%.

Ndërsa sigurimet shoqërore nga 2006 deri në 2020 janë rritur duke kaluar nga 74.2 milionë euro në 165.2 milionë.

Futbolli gjithashtu vazhdon të jetë sporti kryesor italian për sa i përket interest. 55% e popullsisë ose 27.4 milionë njerëz mbi 18-vjeç deklaruan se e ndjekin këtë sport. 48% është mesatarja evropiane.

LAJME TË TJERA >>