Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Futbolli në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare Sinisha Mihajloviç

Lajmi është bërë i ditur nga familja. Ish-futbollisti dhe trajneri serb ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare për shkak të leuçemisë.

Bota e futbollit në zi. Sinisha Mihajloviç ka ndërruar jetë. Ish-futbollisti i njohur vuante nga leuçemia akute. Me këtë sëmundje ishte diagnostikuar më 13 korrik 2019, e kaloi fillimisht dhe më pas iu rishfaq në mars të 2022-shit.

Tre vjet kura, një transplant dhe pastaj rikthimi në stolin e Bolonjës, nga ku shkarkua në shtator, pas fillimit të vështirë të kampionatit. Mihajloviç ka luajtur me Romën, Sampdorian, Lacion dhe Interi lë pas bashkshorten Ariana, vajzat Virxhinia dhe Viktorija dhe djemtë Marko, Miroslav, Dushan dhe Nikolas.

Sinisha Mihajloviç

“Bashkëshortja Ariana, me fëmijët Viktorija, Virxhinia, Miroslav, Dushan dhe Nikolas me dhimbje ju njftojnë për vdekjen e padrejtë dhe të parakoshme të Sinisha Mihajloviç, – shkruhet në komunikatën e shpërndarë nga familja. – Një burrë unik dhe profesionist i jashtëzakonshëm.

I mirë me të gjithë. Me kurajë luftoi kundër sëmundjes së tmerrshme. Falënderojmë mjekët që e kanë ndjekur gjithë këto vite me dashuri dhe respekt. Sinisha do të jetë gjithmonë me ne. I gjallë me gjithë dashurinë që na ka dhuruar”.

LAJME TË TJERA >>