Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Futboll në kohë lufte, Ukraina njofton rifillimin e kampionatit

Futbolli mund të jetë tema më e vogël e momentit në Ukrainë, në një kohë kur situata politike është shumë e ndërlikuar.

Ukraina pritet të rifillojë kampionatin e futbollit, pavarësisht se vendi është ende në luftë. Por do të jetë në kushte specifike.

Për shkak të luftës, e cila filloi mes 23-24 shkurtit, kampionati ukrainas u ndërpre më 25 shkurt dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur më ndeshje.

Megjithatë, sipas renditjes së fundit kur kampionati u ndërpre, u vendosën dhe skuadrat që do të marrin pjesë në Kupat e Evropës.

Shakhtar Donetsk do të jetë në grupet e Champions League. Dynamo Kyiv do luajë në play-off e Champions. Dnipro në Europa League. Ndërsa në Conference League do të marrin pjesë Zorya Luhansk dhe Vorskla Poltava.

Rifillimi është përcaktuar më 23 gusht, sipas deklarimeve të Vadym Gutzeit, i cili është ministër i Rinisë dhe Sporteve.

Me dëshirën për të mbajtur sportin në vend pavarësisht konfliktit, ai parashtroi një vendim të përbashkët të ministrive të ndryshme si dhe të federatës.

“Ne ramë dakord të punojmë, së bashku me Federatën e Futbollit të Ukrainës, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Ekonomisë, Policinë Kombëtare, Shërbimin Shtetëror të Emergjencave, administratat ushtarake të rajonit dhe qytetit të Kiev, procedura për organizimin e garave sipas ligjit ushtarak”, tha Gutzeit.

“Ndërsa po koordinojmë detajet, mund të them me siguri, ndeshjet do të zhvillohen në territorin e Ukrainës, pa spektatorë, me lejen e administratave ushtarake lokale dhe në përputhje me të gjitha rregulloret e sigurisë”.

“Stadiumet duhet të kenë një strehë të pajisur sipas të gjitha standardeve. Gjatë sulmeve ajrore, ndeshjet do të ndërpriten. Lojtarët, trajnerët dhe i gjithë stafi duhet të strehohen shpejt”.

“Prezenca e përfaqësuesve të administratave ushtarake vendore, ekipeve mjekësore dhe shërbimit të urgjencës shtetërore është e detyrueshme”, vijoi ai.

Pavarësisht kësaj klime shumë të vështirë ku shumica e lojtarëve janë prekur emocionalisht ndërsa të tjerët janë larguar, Ukraina po përpiqet të rikuperohet nga kjo situatë e tmerrshme me të cilën po përballet.

Rifillimi i kampionatit të futbollit, por dhe i sporteve të tjera, nga Gutzeit është parë si mënyra më e mirë për të treguar se Ukraina ka “vullnet për të fituar në të gjithë frontet” dhe se është “komb fituesish”.

LAJME TË TJERA >>