Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Fundi i Perëndimit, fillimi i Kinës

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ka paralajmëruar se epokës së dominimit politik dhe ekonomik perëndimor po i vjen fundi për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe ngritjes së Kinës si “superfuqia e dytë” në botë.

Ai, duke folur në Ditchley, tha se fuqitë perëndimore duhet të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes për të ruajtur supremacinë e tyre ushtarake.

Sipas Blair pushtimi “brutal dhe i pajustifikuar” i Vladimir Putin në Ukrainë tregoi se Perëndimi nuk mund të presë më automatikisht që fuqitë e mëdha botërore t’u përmbahen normave të pranuara ndërkombëtare.

“Si rezultat i veprimeve të Putinit, ne nuk mund të mbështetemi më tek autoritetet kineze që të sillen në një mënyrë që ne e konsiderojmë racionale. Mos më keqkuptoni. Unë nuk po them se Kina do të përpiqet të marrë Tajvanin me forcë në të ardhmen e afërt, por ne nuk mund ta bazojmë politikën tonë në sigurinë se nuk do të ndodhë”, tha ai.

Ai shtoi se ndryshimi më i madh gjeopolitik i këtij shekulli do të vijë nga Kina, jo nga Rusia.

“Ne po i afrohemi fundit të dominimit politik dhe ekonomik perëndimor”, pwrfundoi Blair.

LAJME TË TJERA >>