Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Fundi i luftës do të jetë diplomatik, thotë Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është i sigurt se fundi i luftës së nisur nga Rusia do të jetë “diplomatik”.

“Më parë mendoja se do të mund të përfundonte vetëm me dialog… Mendoja se në këtë dialog do të mund të gjeja përgjigje për shumë pyetje dhe shumë vendime me palën ruse”, tha ai në një intervistë për ICTV-në të transmetuar të shtunën në formatin telethon.

Tani, deklaroi ai, “e kuptoj se përfundimi do të jetë diplomatik”.

“Lufta do të jetë e përgjakshme, në luftime, por përfundimi do të jetë patjetër në diplomaci”, citon Interfax-Ukraine nga deklarata e Zelensky-t.

Sipas kreut të shtetit, ka gjëra që palët nuk do të mund t’i kryejnë ndryshe përveçse në tryezën e bisedimeve.

“Ne duam të kthejmë gjithçka, Federata Ruse nuk dëshiron të japë gjithçka”, shtoi presidenti.

LAJME TË TJERA >>