Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

FSHF sqaron situatën: Masa e gjykatave jo ligjore, Duka nuk ushtron funksion publik

Federata Shqiptare e Futbollit ka sqaruar situatën e krijuar në ditët e fundit, lidhur me vendimet e gjykatave në Shqipëri për presidentin Armand Duka, Ilir Shulkun si dhe zyrtarë të tjerë të FSHF-së.

Në një konferencë për media, juristi Aldi Topçiu saktësoi se vendimi i marrë nuk është i bazuar në fakte dhe mbi të gjitha është ngritur një hetim për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, ndërkohë që sipas jusristit të FSHF-së, në këtë rast nuk bëhet fjalë për një person që mban funksion publik, pasi asnjë prej personave në fjalë nuk është nënpunës publik.

“Vepra penale për të cilën akuzohet Armand Duka është shpërdorimi i detyrës. Për të kuptuar alogjizmin e kësaj akuze, duhet së pari të shpjegojmë se kjo vepër mund t’i atribuohet vetëm personave që ushtrojnë funksione publike. Kjo do të thotë, zyrtarëve të zgjedhur apo emëruar nga organet e administratës publike”, tha Topçiu.

“Pavarësisht se z. Duka apo z. Shulku, ju i shihni shpesh në dalje mediatike, kjo nuk i bën ata funksionarë publikë. Ju sfidoj të gjeni qoftë edhe një akt ligjor që rregullon apo thjesht përmend funksionet e një kryetari shoqate. Sepse me gjithë veshjen ceremoniale, presidenti i FSHF-së është thjesht një kryetar shoqate”, shtoi ai.

“Armand Duka dhe Ilir Shulku është pezulluar nga detyra e presidentit të FSHF-së dhe vetë Gjykata është shprehur pavarësisht këtij pezullimi, atyre i lejohet të kryejnë veprime administrative për kryerje pagesash në favor të personave fizikë ose juridikë”, shtoi më tej juristi i FFK-së.

Drejtuesi i Departamentit të Komunikimit në FSHF, Andi Verçani saktësoi se një situatë e tillë nuk ndikon në mbarëvajtjen e punëve në Federatë.

Ndërkohë që Envi Hicka, anëtarë i Komitetit Ekzekutiv, tregoi konkretisht se vendimet e marra nuk janë komfor rregullave, duke vënë në dukje se UEFA dhe FIFA kanë interes që të ketë një zbatim të rregullt të proceseve që ndërmerren në vendin tonë.

Më tej, Topçiu veçoi se procesi i njohjes së Asamblesë e Përgjithshme Zgjedhore është një procedurë e lejueshme brenda 30 ditëve.

Ndërsa, Verçani shtoi se nuk ka vendim që e zhbën asamblenë e datave 2 dhe 15 mars.

LAJME TË TJERA >>