Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Foto-Video / Tërmet katastrofik në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë, mbi 1.500 të vdekur dhe mijëra të plagosur

Një tërmet me magnitudë 7.9 është regjistruar gjatë natës (4:17 me orën lokale, 2:17 në Shqipëri) në Turqinë jugore, jo shumë larg kufirit me Sirinë. Sipas të dhënave nga institutet e specializuara ndërkombëtare, tërmeti e kishte epiqendrën në një thellësi rreth 25 km dhe epiqendrën në provincën e Gaziantepit dhe zgjati rreth dy minuta.

Lëkundjet u pasuan nga një pasgoditje me magnitudë 6.7 ballë. Sipas një vlerësimi fillestar, janë mbi 1500 të vdekur dhe 3.500 të plagosur.

Ndërkohë që dy tërmete të tjera shumë të fuqishme, u regjistruan në Turqinë qendrore, të magnitudave 7.7 dhe  5.9 të shkallës Rihter pak para mesditës së sotme.

Qendra e këtyre dy pasgoditjeve ka qenë në Elbistan, pak më shumë se 125 kilometra në vijë ajrore nga Gaziantep. Për momentin nuk dihen pasojat e këtyre lëkundjeve të forta.

Zv/Presidenti i Turqisë Fuat Oktay ka bërë të ditur se 2323 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. 10 janë qytetet turke që janë prekur nga ky tërmet.

Në Siri, mediat atje raportojnë për të paktën 237 të vdekur dhe mbi 639 të plagosur.

Të plagosurit janë po ashtu me mijëra persona. Shifrat janë paraprake dhe numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë, pasi të shumtë janë ata që dyshohen të jenë zënë nën rrënoja.

Lëkundjet e forta shembën shumë ndërtesa dhe ekipet e shpëtim-kërkimit po punojnë për nxjerrjen e njerëzve të zënë poshtë.

Tërmeti i kësaj të hëne besohet të jetë më i forti që godet Turqinë që prej vitit 1939, kur një tërmet me magnitudë të njëjtë i mori jetën 30 mijë personave.

Ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një në shkallë prej 6.7 shkallësh të Rihterit.

Në të dy shtetet po zhvillohen operacione për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja pas rrëzimit të ndërtesave. Në dy anët e kufirit, banorët ishin në gjumë kur goditi tërmeti.

Në anën siriane të kufirit, tërmeti goditi rajonet e kontrolluara nga opozita, që jetojnë afër 4 milionë të zhvendosur nga pjesë të tjera të Sirisë, për shkak të luftës civile në vend.

Shumica prej tyre jetojnë në kushte të rënda dhe pa përkujdesje shëndetësore, teksa territoret ku gjenden ata janë të rrethuara nga forcat siriane.

Autoritetet turke thanë se pas tërmetit të parë të fuqishëm janë regjistruar edhe të paktën 20 lëkundje të tjera pasuese.

LAJME TË TJERA >>