Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

“Forcat ruse nuk kanë bërë asnjë përparim të rëndësishëm drejt Kievit”

Forcat ruse janë ende “në përgjithësi të bllokuara” pranë Kievit, Ukrainë dhe nuk kanë “bërë ndonjë përparim të rëndësishëm” drejt qytetit nga veriu, veriperëndimi apo lindja e qytetit. Kështu ka deklaruar një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Sipas tij forcat ruse në lindje të Kievit janë ende rreth 30 kilometra (rreth 18 milje) larg qendrës së qytetit.

“Përfundimi është se ata nuk kanë bërë ndonjë përparim të dukshëm në lindje”, theksoi zyrtari duke shtuar se, “ukrainasit janë ende në kontroll të Brovary. Chernihiv mbetet i izoluar, por SHBA-të po i shohin ukrainasit që përpiqen të zhvillojnë linja komunikimi në jug dhe me njëfarë suksesi”.

Gjithashtu ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë “përparim të dukshëm brenda apo rreth Kharkiv nga forcat ruse”.

Mariupol gjithashtu mbetet i izoluar nga forcat ruse, shtoi zyrtari.

Në Mykolaiv, ukrainasit vazhdojnë të mbrojnë qytetin. Forcat ruse janë ende jashtë qytetit “kryesisht në verilindje”, rreth 10 deri në 15 kilometra (gjashtë deri në nëntë milje) larg.

Kujtojmë që kjo është dita e 21-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së, rreth 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 11 mijë.

Ndërsa rreth 2 mijë e 500 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse – mes tyre edhe fëmijë.

LAJME TË TJERA >>