Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Fitoi zgjedhjet në FSHF, por Duka nuk ka fituar ende në gjykatë

Armand Duka arriti të fitonte mandatin e gjashtë radhazi në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) të martën e 15 marsit.

59-vjeçari që ka në këtë post që nga viti 2002, triumfoi me 37 vota pro kundrejt dy rivalëve të tjerë, Sulejman Starovës dhe Dritan Shakohoxhës. Këta të fundit morën përkatësisht, Starova katër vota dhe Shakohoxha asnjë.

Mirëpo, ai është ende i pezulluar nga detyra me një vendim të Gjykatës së Tiranës, e cila e ka nën hetim për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Duka, së bashku me avokatët e tij do të duhet të paraqiten në Gjykatën e Apelit të enjten e 17 marsit  për t’u njohur me masën e pezullimit. Ai pritet të jetë në gjykatë në orën 12:00.

LAJME TË TJERA >>