Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Finalja e Botërorit U20, Uruguai triumfon për herë të parë në histori

Kombëtarja U20 e Italisë është mposhtur me rezultat minimal 1:0 nga Uruguai në finalen e Kupës së Botës të këtyre grupmoshave.

Në finalen e zhvilluar në “Diego Armando Maradona”, në La Plata të Argjentinës, të kaltrit nuk arritën ta thyejnë kombëtaren e Uruguait.

Kjo finale ishte shumë afër që të shkonte në vazhdime, teksa në minutën e 86-të Uruguai shënoi golin e vetëm të sfidës me anë të Luciano Rodriguez, i cili shënoi me kokë.

Kështu, përfaqësuesja latino-amerikane e fiton për herë të parë në histori këtë trofe, teksa më parë kishte luajtur dy finale në vitet 1997 dhe 2013.

Një tjetër zhgënjim në “metrat e fundit” për futbollin italian: pas dështimit për të Romës, Fiorentinës dhe Interit për të marrë një kupë evropiane, erdhi edhe rënia e Italisë U20 në finalen e Botërorit.

LAJME TË TJERA >>