Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

FIFA: Jo emër, himn, flamur dhe ndeshje në shtëpi për Rusinë! Polonia kundër

“Asnjë kompeticion ndërkombëtar nuk mund të luhet në territorin e Rusisë. Ndeshjet brenda do të luhen në fushë neutrale dhe pa spektatorë. Ekipet që do të përfaqësojnë Rusinë do të njihen me emrin ‘Football Union of Russia (RFU)’, jo Rusia. Asnjë flamur dhe himn nuk do të përdoret në ndeshjet e e skuadrave ruse”.

Këto janë vendimet e para zyrtare të FIFA-s si përgjigje ndaj sulmit rus në Ukrainë. “FIFA, – shkruhet në njoftim, – do të vazhdojë bisedimet me CIO-n dhe UEFA-n për të përcaktuar të tjera sanksione, ku përfshihet edhe përjashtimi nga të gjitha kompeticionet”.

“FIFA gjykon që lëvizja sportive duhet të jetë e bashkuar dhe se sporti duhet të vazhdojë të jetë një vektor paqeje dhe shprese. Për kualifikueset e Kupës së Botës 2022, FIFA ka mësuar qëndrimin e federatave polake, çeke dhe suedeze. Ka nisur një dialog me këto federata dhe mbetet në kontakt të vazhdueshëm për të gjetur zgjidhjet më të mira”, – thotë gjithashtu njoftimi i FIFA-s.

Por plani i saj për ta lejuar Rusinë të luajë në fushë neutrale është krejtësisht i papranueshëm për Poloninë. “Ky vendim është i papranueshëm, nuk jemi të interesuar të marrim pjesë në këtë ndeshje. Polonia nuk do të luajë ndaj Rusisë, pavarësisht emrit të skuadrës”, – ka reaguar menjëherë në Tuiter Cezary Kulesza, kreu i federatës polake.

Polonia duhet të luajë me Rusinë në Moskë, më 24 mars, për ‘play-off’-in e Kupës së Botës. Vendimi i FIFA-s në fakt është shoqëruar me polemika, jo vetëm nga Polonia.

LAJME TË TJERA >>