Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, në një letër zyrtare drejtuar kryeministrit, Edi Rama, i ka kërkuar hapjen e basteve sportive.
Në kërkesën e tij, Ylli shkruan se hapja e basteve sportive me ligj dhe dedikimi i një pjesë të ardhurave të nxjerra nga kjo veprimtari në funksion të sportit do të ishte një ndihmë e madhe për këtë sektor.
Ai ka ravijëzuar se ky vendim ka pasur një dakordësi nga një pjesë e madhe e federative sportive në vend pas një tryeze të rrumbullakët që u zhvillua javën e kaluar.
Po ashtu Ylli shprehet se rregullimi i kësaj veprimtarie të bëhet nëpërmjet kompanive globale, të cilat janë të certifikuara.
Ai shpesh ka kërkuar që të hapen disa pika të basteve, por sigurisht që të jenë të reduktuara në numër dhe ndryshe nga e shkuara ku ishin më të shumta në numër se farmacitë dhe lokalet.
Sipas tij bastet po vazhdojnë në të zezë, dhe kjo rrjedhimisht sjell pasoja në ekonominë shqiptare, sa kohë që këto kompani nuk paguajnë taksa dhe detyrime ndaj shtetit.
Data 31 dhjetor 2018 ishte datat e fundit për mbylljen e të gjithave “lojërave të fatit” në Republikën e Shqipërisë.
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave votoi Ligjin e ndryshuar të “lojërave të fatit”, i cili parashikoI mbylljen e të gjitha basteve sportive dhe ato online, garave të ndryshme, bingove dhe kazinove.
Ministri i Financave askohe, Arben Ahmetaj u tregua i prerë, duke theksuar se “nuk ka kthim mbrapa” për këtë vendim.