Është hedhur sot shorti i raundit të 16-avë në Europa League.
Pas përfundimit të fazës play-off gjatë mbrëmjes së të enjtes, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në Evropë, sot ka mësuar edhe tetë ndeshjet tjera që do të vendosin tetë emrat për çerekfinalen.
Në shortin e tërhequr në Zvicër, kanë dalur shumë çifte interesante.
Favorite, për të fituar këtë edicion të UEFA Europa League, konsiderohet Barcelona – por në garë ka edhe shumë skuadra tjera kualitative.
Në rrugën për në Sevilla, do të shohim këto përballje:
Rangers – Red Star Belgrade
Braga – Monaco
Porto – Lyon
Atalanta – Bayern Leverkusen
Sevilla – West Ham
Barcelona – Galatasaray
Leipzig – Spartak Moska
Real Betis – Eintracht Frankfurt