hqipëria ka marrë sot një fitore me shumë vlera në Ishujt Faroe, e dyta rashazi pas asaj me Moldavinë. Kuqezinjtë fituan 1-3 në transfertë dhe tashmë e shohin veten në vend të dytë, me 6 pikë, falë edhe humbjes së Polonisë në Moldavi. Euro 2024 duken në rrugë të mbarë për Kombëtaren tonë.
Bajrami në pjesën e parë, Kristjan Asllani dhe Ernest Muçi në të dytën shënuan golat e triumfit kuqezi në Torshvan. Sokol Cikalleshi humbi një penallti në pjesën e parë, ndërkohë që raste të pastra humbën po sulmuesi kavajas, Taulant Seferi, titullar këtë herë në vend të Uzunit, Asani, Mehmeti dhe Mitaj. Nga stoli e nisi ndeshjen edhe Keidi Bare, duke i lënë vendin Asllanit.
Skuadra jonë kishte kontrollin e lojës që në fillim, duke e detyruar kundërshtarin të mbyllej prapa. Pas disa tentativash, Bajami shënoi me lehtësi brenda zonës, me një gjuajtje në pozicion diagonal. Cikalleshi fitoi një penallti më pas, por gaboi nga pika e bardhë, duke u ndalur nga portieri kundërshtar.
Kavajasi shpërdoroi më pas edhe një mundësi tjetër shënimi, ndërsa në fundin e pjesës së parë Ishjut Faroe barazuan pas një goditjeje standarde. Kristjan Asllani e rifuti Shqipërinë në shinat e fitores në fillim të pjesës së dytë me një goditje kalibri me të majtën. Ai e çoi topin në trekëndëshin e djathtë të portës kundërshtare.
Seferi do të kishte dy mundësi të mira për golin e tretë, që i shpërdoroi. Trajneri Silvinjo futi në fushë Uzunin dhe pastaj me radhë Mehmetin, Muçin, Baren dhe Sadikun. Në ndonjë rast kuqezinjtë e komplikuan jo pak situatën, duke rrezikuar të pësonin golin e barazimit.
Në fund, sapo nisi shtesa, Muçi i qetësoi të gjithë në kampin kuqezi me një gol të nisur dhe finalizuar nga këmbët e tij. Ai u shkëput bukur nga e majta dhe pas një kombinimi me Uzunin gjuajti saktë, duke tundur rrjetën. Fitore e rëndësishme për kuqezinjtë, që për disa muaj do të shijojnë vendin e dytë në grup, me ëndrrën për të shkuar për herë të dytë në Europian.
Episodet
90+1′ – Muçi realizon golin e 3-të pas një inkursioni personal dhe kombinimit me Uzunin. 1-3.
78′ – Mitaj depërton në zonë dhe gjuan fort, grushton portieri.
75′ – Mehmeti futet në vend të Asanit, Muçi merr vendin e Bajramit.
71′ – Seferi gjuan mbi tra, pas pasimit të Uzunit.
66′ – Uzuni merr vendin e Cikalleshit.
62′ – Seferi humb rastin ideal për golin e tretë, duke gjuajtur jashtë pas pasimit të Cikalleshit.
51′ – Në tentativën e 4-t drejt portës, Kristjan Asllani realizon një eurogol me të mjatën. Mesfushori kuqezi gjuan saktë nga rreth 2- metra. 1-2.
45+1′ – Ishujt Faroe barazojnë rezultatin në zhvillimet e një goditje dënimi me Faero, i cili mposht Berishën me kokë, 1-1.
42′ – Tjetër rast i humbur nga Cikalleshi. Pas një pasimi të Hysajt në zonë ai lirohet bukur, por gjuan mbi tra, ndërsa Seferi priste pasimin.
32′ – Cikalleshi fiton një penallti, të cilën e shpërdoron po vetë. Gjuajtja e tij pritet nga portieri kundërshtar.
20 – Bajrami kalon kuqezinjtë në avantazh me një gjuajtje të saktë brenda zonës, pas pasimit të Jasir Asanit.