Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Erdogan: Turqia e gatshme për të ndihmuar dialogun, Ballkani s’mund të tolerojë më ngritjen e tensioneve

Turqia është e gatshme të ofrojë mbështetje në çdo mënyrë të mundshme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një zgjidhje të përhershme në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kështu të paktën ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një konferencë për media së bashku me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.

“Ne kemi parë zhvillime pozitive dhe shpresoj që të ketë edhe një përshpejtim pozitiv në këtë drejtim, që do të jetë i qëndrueshëm në Ballkan. Ballkani nuk mund të tolerojë më këtë lloj problemi”, ka thënë Erdogan.

Për Erdogan marrëdhëniet Turqi-Serbi janë në nivel të shkëlqyer dhe se të njëjta po zhvillohet çdo ditë e më shumë.

“Gjatë bisedës me Vuçiç ne i prekëm disa nga çështjet tona në detaje dhe vërtet u angazhuam për hapat që do të ndërmarrin në të ardhmen. Protokolli që sapo e nënshkruam në lidhje me udhëtimet dhe përdorimin vetëm të kartave të identitetit do të përmirësojë më tej marrëdhëniet tona në një nivel të ri”, ka shtuar ai.

Ai shtoi se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes Turqisë dhe Serbisë janë forca shtytëse e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Vëllimi i shkëmbimit tonë tregtar vazhdoi të rritet në mënyrë të qëndrueshme pavarësisht nga pandemia. Besoj se do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtën vendosmëri dhe këtë e kemi konfirmuar edhe gjatë takimeve tona dypalëshe, por edhe gjatë takimeve në prani të delegacioneve tona”, tha Erdogan.

“Kompanitë turke kanë rreth 50 projekte në Serbi me vlerë 847 milionë dollarë”, ka shtuar ai.

Aleksandër Vuçiç

E në anën tjetër për presidentin e Serbisë, Aleskandër Vuçiç, marrëdhëniet serbo-turke po kalojnë nga një epokë e artë.

Për Vuçiç kompanitë turke janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Serbinë sepse punësojnë gati 10 mijë persona dhe shtoi se investimet nga Turqia ende po vijnë.

Më tej Vuçiç ka bërë të ditur se Beogradi zyrtar është i interesuar për blerjen e mjeteve ajrore pa pilot “Bajraktar” dhe se shpreson që një gjë e tillë do të kulmojë me sukses vitin e ardhshëm.

Vuçiç gjithashtu ka kërkuar nga Erdogani që t’i japë hapësirë ​​rrymës nga Azerbajxhani që të transportohet në Serbi nëpërmjet Bullgarisë, në mënyrë që të sigurojë sasinë e energjisë elektrike që i mungon vendit.

LAJME TË TJERA >>