Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Erdogan do i thotë Putinit të ndalojë luftën që nesër

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do t’i kërkojë homologut të tij rus, Vladimir Putin, të ndalojë menjëherë luftën, që të dielën e 6 marsit, sipas zëdhënësit për shtyp të Presidencës turke.

Pavarësisht këtij fakti, ai ka shtuar se është “naive” të presësh që bisedimet mes Moskës dhe Kievit, të sjellin rezultate, ndërkohë që luftimet nuk kanë të pushuar.

Turqia është pjesëtare e aleancës së NATO-s dhe ruan raporte të mira me të dy shtetet, si me Rusinë, ashtu edhe me Ukrainën, me të cilat ndan edhe kufij detarë në Detin e Zi.

Thirrja mes Erdogan dhe Putin do të mbahet të dielën nëpërmjet telefonit dhe mund të rezultojë në një prej bisedave më të rëndësishme që prej fillimit të luftës në Ukrainë më 24 shkurt.

LAJME TË TJERA >>