Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Enigma e Dashnor Kastriotit: Futbollisti misterioz i kombëtares që nuk ka ekzistuar kurrë

Nga Mendrit Shehu

Në morinë e informacioneve që qarkullojnë online dhe në arkivat sportive, një personazh misterioz i quajtur Dashnor Kastrioti shfaqet si një ish-lojtar i Kombëtares Shqiptare, i gdhendur në analet e historisë së futbollit shqiptar.

Çuditërisht, ky lojtar mbetet i panjohur, mbuluar nga një mantel misteri dhe kurioziteti, duke intriguar gazetarët sportivë dhe tifozët  e shumtë. Në komunitetin e futbollit shqiptar askush nuk e njeh. Ai përfaqëson në njëfarë mënyrë “dështimin“ në aspektin profesional, sepse një lojtarë i tillë, ju kishte shpëtuar radarëve të tyre.

Sot ka shumë “Fake news”, por historia e mëposhtme është ajo e dikujt që mund të quhet “fake footballer”… Dashnor Kastrioti është pa dyshim futbollisti i kombëtares që nuk ka luajtur kurrë futboll!

Përralla misterioze e Dashnor Kastriotit

Kastrioti ka një të kaluar të rrethuar me paqartësi dhe mospërputhje të dhënash. Bazuar në statistikat sportive që gjenden në platformat e ndryshme online, Kastrioti ishte 29 vjeç, 3 muaj e 15 ditë kur veshi për herë të parë fanellën kuqezi në miqësoren ndaj Bosnjës, më 24 prill 1996.

Ndeshja u zhvillua në Stadion Bilino Polje të Zenicës dhe përfundoi në një barazim 0-0. Kjo ndeshje shërbeu vetëm për një gjë,  krijimin e misterit rreth ekzistencës së tij.

SKEDA E NDESHJES

Bosnja Hercegovina 0:0 Shqipëria

Data:24.04.1996

Gjyqtar: Dragutin Poljak (Kroacia)

Stadiumi, Pjesëmarrja: 6120, Stadion Bilino Polje, Zenica

Bosnja&Hercegovina: Fahrudin Omerović, Mirza Varešanović, (66′ Vedin Musić), Senad Begić, Muhamed Konjić, Suvad Katana, Mirsad Hibić, (1′ Admir Šušić), Enes Demirović, (83′ Pavo Dadić), Meho Kodro, (75′ Halim Stupac), Elvir Baljić, (78′ Ekrem Bradarić), Ivica Jozić, Asim Hrnjić (46′ Nermin Šabić ) Trajner: Fuad Muzurović

Shqipëria: Blendi Nallbani, (67′ Xhevahir Kapllani), Ardian Behari, (86′ Erjon Bogdani ), Artan Mërgjyshi, Nevil Dede, Saimir Malko, Arjan Xhumba, Fatmir Vata, (43′ Ardian Mema), Kliton Bozgo, (76′ Dritan Baholli), Alban Bushi, (80′ Mahir Halili), Sokol Prenga, (63′ Arjan Peço), Dashnor Kastrioti, (46′ Elton Koça) Trajner: Neptun Bajko

Dy kapitenët e Shqipërisë dhe të Bosnjës shkëmbejnë flamurët e miqësisë: Nallbani i Tiranës dhe Meho Kodro i Barcelonës

Paqartësitë dhe karriera

Por misteri thellohet më tej. Në informacionet online, Kastrioti rezulton me dy datëlindje, 30 nëntor 1974, dhe 9 janar 1967. Këto paqartësi e bënë akoma më të vështirë ndërtimin e një afati kohor koherent të jetës dhe karrierës së Kastriotit.

Një tjetër pyetje vendimtare mbetet pa përgjigje: me cilin klub futbolli ka luajtur Kastrioti? Përveç ndeshjes së vetme me kombëtaren, burime të ndryshme e lidhin atë me FSG Schiffweiler, një klub amator në Gjermani.

Me gjithë mungesën e informacionit konkret, emri i Dashnor Kastriotit qëndron në panteonin e mitologjisë dhe legjendave të futbollit shqiptar. Personazhi i tij enigmatik dhe rekordi i tij si lojtari më misterioz i kombëtares shqiptare vazhdojnë të magjepsin imagjinatën e entuziastëve dhe tifozëve të futbollit.

Kombëtarja e Shqipërisë, e cila më 1996 zbriste në Bosnje për të luajtur me përfaqësuesen e këtij vendi

Si qëndron e vërteta?

Megjithatë, nga një shqyrtim i kujdesshëm i të dhënave historike dhe i ndeshjes miqësore kundër Bosnjës zbulohet se Dashnor Kastrioti nuk është gjë tjetër veçse një mirazh – një identitet fals, shkaktuar nga një rast intrigues keqinterpretimi. Në fakt, lojtari në fjalë është Eduard Kaçaçi, një ish-futbollist i “vërtetë” shqiptar që skaliti emrin e tij në histori në rrethana të ndryshme. Historia e këtij keqkuptimi është e hershme dhe nis në vitin e largët 1991, në një kohë kur Shqipëria ishte ende nën sundimin komunist.

Eduard Kaçaçi

Arratisja e Kaçaçit

Marsi i vitit 1991 shërben si një moment kyç në futbollin shqiptar, por jo për arsyet që i atribuohen gabimisht Dashnor Kastriotit. Është një nga ato ngjarje që lënë gjurme dhe mbeten në arkiva. Një nga ato data, që shënojnë fundin e një historie dhe fillimin e një tjetre.  Tranzicionit të vendeve të Lindjes në fundin e viteve `80 dhe fillimin e viteve `90 nuk mund t’i shpëtonte as Shqipëria komuniste.

Përfaqësuesja jonë u pozicionua në Grupin 1 të eliminatoreve të “Suedi 1992” së bashku me Francën, Çekosllovakinë, Spanjën dhe Islandën. Kombëtarja merr avionin për në Paris në një klimë të ndezur zgjedhjesh, ku për herë të parë një parti opozitare do të triumfonte në zgjedhje demokratike.

Mëngjesin e 30 marsit 1991 do të ishte sa një humbje e madhe po aq edhe një ndeshje e çuditshme në ecurinë e saj. Përpara ndeshjes, në aeroportin e Gjenevës, tre futbollistë, Eduard Kaçaçi, Lorenc Leskaj dhe Genc Ibro i thonë lamtumirë Kombëtares dhe Shqipërisë duke u arratisur.

Në atë kohë Shqipëria ishte ende nën sundimin komunist, dhe nocioni i futbollistëve që kërkonin azil në Zvicër dukej si një komplot i dalë nga një roman spiunazhi. Zhdukja e papritur e Kaçaçit, Leskajt dhe Ibros tronditi si ambientin e futbollit ashtu edhe atë politik.

Fati i treshes mbeti i pasigurt për një periudhë të konsiderueshme kohe, duke nxitur spekulime dhe duke ngritur pikëpyetje rreth motivit të këtij vendimi. Pas disa viteve e vërteta del në dritë – një e vërtetë që zbulon edhe misterin rreth Dashnor Kastriotit. Kaçaçi, Leskaj dhe Ibro kishin kërkuar azil në Zvicër, për të shpëtuar nga regjimi diktatorial që sundonte atdheun e tyre. Në Shqipëri, ka fituar demokracia! Katër lojtarë të tjerë të Kombëtares, arratisjen e kishin lëne për pas ndeshjes. Janë Kepa, Gjergji, Suka dhe Rudi Vata që preferojnë arratisjen, duke medituar për një Shqipëri ndryshe. 

Njoftimi në shtypin spanjoll
Me Partizanin

Identitet i ri

Ndërkohë që Shqiptaret vendosnin me votë, për lojtarët e arratisur nuk ishte e lehtë. Ata që në Shqipëri trajtoheshin si futbollistë profesionistë, duhet te kënaqen me kategorinë e 4 dhe të gjejnë një punë. Por edhe për tre lojtarët me rrugëtim të njëjtë, fati do ti rezervonte kapriço të ndryshme.

Për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, gjatë qëndrimit në azil, mendohet se ata mund të kenë ndryshuar identitet. Eduard Kaçaçi, dikur një figurë e shquar e futbollit shqiptar, në këtë mënyrë u shndërrua në Dashnor Kastrioti.

Nën një identitet të ri, ata synonin të krijonin një jetë dhe karrierë normale jashtë vendit. Eduardi, tashmë Dashnor, e gjeti veten sërish te bota e futbollit. Ai filloi një udhëtim nëpër ligat gjermane të futbollit, duke u aktivizuar edhe me FSG Schiffweiler (ekipi me të cilin figuron edhe Kastrioti). Megjithëse identiteti i tij i vërtetë mbeti sekret, talenti i Eduard Kaçaçi në fushë nuk mund të anashkalohej.

Në Gjermani
Nga e djathta: Blendi Nallbani, Alban Bushi, Saimir Malko, Arjan Xhumba, Ardian Behari Nevil Dede, Artan Mërgjyshi, Eduard Kaçaçi (Dashnor Kastrioti), Fatmir Vata, Sokol Prenga

Ai grumbullohet nga Neptun Bajko, për miqësoren simbolike ndaj Bosnjës. Pikërisht në këtë ndeshje ka zanafillën edhe misteri më i madh rreth kombëtares kuqezi. Në një mënyrë misterioze, Kaçaçi shndërrohet në Kastrioti. Historia e një futbollisti që nuk ekzistonte kurrë kishte marrë hov.

Vitet kaluan dhe informacionet në internet vetëm sa shtohen. Historia fiktive e Dashnor Kastriotit u zgjerua, duke u ndërthurur me historinë e vërtetë të arratisjes së guximshme të Eduard Kaçaçit. Kufiri midis realitetit dhe trillimit u bë i paqartë pasi historia e futbollistit të panjohur filloi të errësojë historinë e lojtarit të vërtetë.

Konkluzioni

Arratisja e tyre e guximshme shkaktoi zhurmë kudo, duke ndërthurur përgjithmonë emrat e tyre me intrigën dhe guximin. Megjithatë, legjenda e Dashnor Kastriotit la në hije historinë e tyre të vërtetë, pasi keqinformimi krijoi një lojtar fiktiv. Mënyra dhe arsyeja e këtij keqkuptimi mbeten edhe sot e kësaj dite një enigmë, një dëshmi e natyrës të shpërndarjes së informacionit në epokën digjitale.

Përralla e Dashnor Kastriotit shërben si një kujtesë rreth mungesës së vërtetës në një kohë ku bota virtuale është modë sot. Kjo histori duhet të na nxisë që t’i qasemi informacionit në internet me aftësi dalluese dhe të menduarit kritik, sepse brenda labirintit të gjerë të internetit, edhe personazhet e trilluar mund të arrijnë për një moment iluzionin e realitetit.

LAJME TË TJERA >>