Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Ekskluzive / Ukrainë, kartolinë nga tmerri i luftës

Mendrit Shehu

Janë orë dramatike për popullin ukrainas dhe për vetë Evropën, e cila po përjeton një luftë në territorin e saj, siç nuk është parë që nga lufta e dytë Botërore. Fëmijë, gra dhe të moshuar strehohen në metrotë e Kievit, ndërsa ushtria ruse përpiqet të pushtojë kryeqytetin.

Të ecësh në rrugët e Kievit është si të ecësh nëpër një libër historie. Fati i Ukrainës ka qenë gjithmonë i ndikuar nga Polonia dhe Lituania në perëndim dhe nga Rusia në lindje, e cila për shekuj luftoi për kontrollin e territorit, duke hedhur themelet për ndarjen lindje-perëndim të vendit që vazhdon ende sot.

‘Kemi dëgjuar gjithçka, por realisht perëndimi ka bërë shumë pak, kemi nevojë që na ndihmojnë të luftojmë ushtrinë Ruse”:  tregon Bohdana për ‘’Emisar News’’, kur i kërkojmë të na tregojë për situatën aktuale në Ukrainë.

Në Ukrainë, në nivel humanitar dhe informativ, mbretëron kaosi: çdo lajm vjen i shoqëruar me ndjenjën e mosbesimit ndaj atyre që e përhapin atë.

Mbulimi mediatik i konfliktit ka bërë të disponueshme për të gjithë një sasi jo proporcionale lajmesh nga fronti, ndonjëherë në kontradiktë absolute. Në këtë skemë mediatike, të përberë nga njoftime të aktorëve kryesorë dhe efekteve shkatërruese të luftës, shpesh mungon dëshmia e drejtpërdrejtë e atyre që po vuajnë këtë konflikt.

“Gjithçka është e ndërlikuar, të gjithë kanë të afërm nga të dyja anët. Sulmi ishte pothuajse në të gjithë vendin, shkruajnë gjëra të tmerrshme në lajme, flasin për mijëra të vdekur në këto dy ditë. Është gjithçka shumë e frikshme.

Është e vështirë kur plumbat fluturojnë ditë pas dite, është vërtet e vështirë. Por ne vazhdojmë të jetojmë në Odesa. Operacionet luftarake u dëgjuan ditën e parë, dje ishte qetësi në zonën time, por në zona të tjera të qytetit nuk është qetësi, përflitet se janë shkatërruar disa objekte industriale dhe ekonomike.  

Na kërkohet të mos dalim nga shtëpia pa arsye të domosdoshme. Përpara, shumë në qytet ishin të prirur pozitivisht ose neutralisht ndaj Rusisë, por tani gjithçka ka ndryshuar. Unë dhe familja ime jemi njerëz të thjeshtë, duam të jetojmë në paqe dhe të rrisim fëmijët, dhe jo të jetojmë me frikë ,” tha Bohdana për ‘’Emisar News”

Në fakt, nëse më parë dita e një ukrainasi ishte e ngjashme me atë të çdo personi tjetër në botë – me një rutinë të përbërë nga puna, shkolla dhe miqtë – sot nuk është më kështu. Shqetësimi kryesor i një ukrainasi është vetëm një: të mbijetojë.

Unë dhe familja ime jemi njerëz të thjeshtë, duam të jetojmë në paqe dhe të rrisim fëmijët, dhe jo të jetojmë me frikë

Prandaj të gjitha ato fusha që lidhen me jetën, dhe jo vetëm me mbijetesën, janë vënë në plan të dytë. “Para luftës shkonim në udhëtime, vizitonim të afërmit, luanim lojëra dhe argëtoheshim. Nuk kemi më mundësi të mendojmë për gjëra të tjera, të kemi kohë për të parë të afërmit apo miqtë – shpjegon ajo – dhe me gjithë përpjekjet për të mbijetuar, mjafton një bombë për të fshirë gjithçka.”

Dita e saj fillon duke kontrolluar se nuk ka bombardime në vazhdim dhe për fat të keq nuk ka asnjë aplikacion ku mund të kontrollojnë ‘motin’ e ditës. Për të parashikuar rënien e një rakete, e shumta që mund të bëhet është të ngrenë sytë drejt qiellit dhe të dëgjojnë zhurmën e avionëve që fluturojnë sipër.

“Çdo ditë zgjohemi dhe së pari kontrollojmë situatën për të parë nëse ka ndonjë avion që bombardon”, shpjegon Bohdana.

Pas disa ditësh bombardimesh, vdekjesh dhe vuajtjesh, është bërë gjithashtu e vështirë për një ukrainas të shpresojë se lufta do të përfundojë. “Unë thjesht shpresoj të jem në gjendje të kthehem për të jetuar në paqe dhe siguri. Megjithatë, sot shpresa po venitet gjithnjë e më shumë. Sa herë që shpresojmë të mbarojë për një moment, situata vetëm sa vjen e përkeqësohet”, shton ajo.

“Ëndrra e një ukrainasi tani është vetëm një: një jetë normale. Ne dëgjojmë për bombardime çdo ditë, por askush nuk flet se si ndihen njerëzit kur aeroplanët fluturojnë mbi kokat e tyre.

Njerëzit jetojnë në terror, bombardimet mbi të gjitha janë gjëja nga e cila kemi më shumë frikë – thotë Bohdana – dhe veçanërisht fëmijët, kur dëgjojnë ndonjë zhurmë, mendojnë se është një avion, frikësohen dhe vrapojnë të fshihen. Sot, sidomos fëmijët më shumë se të tjerët po e paguajnë shtrenjtë çmimin e luftës.”

Në gjithë këtë situatë, ukrainasit ndihen të braktisur nga pjesa tjetër e botës: “Fuqitë e mëdha po hezitojnë. Dhe viktimat janë gjithmonë civilët.  Ata as që na konsiderojnë si qenie njerëzore. Pra, çfarë rëndësie ka nëse vdesin 100, 200 apo një milion njerëz?’’ përfundon ajo.

Prandaj të gjitha ato fusha që lidhen me jetën, dhe jo vetëm me mbijetesën, janë vënë në plan të dytë. “Para luftës shkonim në udhëtime, vizitonim të afërmit, luanim lojëra dhe argëtoheshim. Nuk kemi më mundësi të mendojmë për gjëra të tjera, të kemi kohë për të parë të afërmit apo miqtë – shpjegon ajo – dhe me gjithë përpjekjet për të mbijetuar, mjafton një bombë për të fshirë gjithçka.”

Dita e saj fillon duke kontrolluar se nuk ka bombardime në vazhdim dhe për fat të keq nuk ka asnjë aplikacion ku mund të kontrollojnë ‘motin’ e ditës. Për të parashikuar rënien e një rakete, e shumta që mund të bëhet është të ngrenë sytë drejt qiellit dhe të dëgjojnë zhurmën e avionëve që fluturojnë sipër.

“Çdo ditë zgjohemi dhe së pari kontrollojmë situatën për të parë nëse ka ndonjë avion që bombardon”, shpjegon Bohdana.

Pas disa ditësh bombardimesh, vdekjesh dhe vuajtjesh, është bërë gjithashtu e vështirë për një ukrainas të shpresojë se lufta do të përfundojë. “Unë thjesht shpresoj të jem në gjendje të kthehem për të jetuar në paqe dhe siguri. Megjithatë, sot shpresa po venitet gjithnjë e më shumë. Sa herë që shpresojmë të mbarojë për një moment, situata vetëm sa vjen e përkeqësohet”, shton ajo.

“Ëndrra e një ukrainasi tani është vetëm një: një jetë normale. “Ne dëgjojmë për bombardime çdo ditë, por askush nuk flet se si ndihen njerëzit kur aeroplanët fluturojnë mbi kokat e tyre.

Njerëzit jetojnë në terror, bombardimet mbi të gjitha janë gjëja nga e cila kemi më shumë frikë – thotë Bohdana – dhe veçanërisht fëmijët, kur dëgjojnë ndonjë zhurmë, mendojnë se është një avion, frikësohen dhe vrapojnë të fshihen. Sot, sidomos fëmijët më shumë se të tjerët po e paguajnë shtrenjtë çmimin e luftës.”

Në gjithë këtë situatë, ukrainasit ndihen të braktisur nga pjesa tjetër e botës: “Fuqitë e mëdha po hezitojnë. Dhe viktimat janë gjithmonë civilët.  Ata as që na konsiderojnë si qenie njerëzore. Pra, çfarë rëndësie ka nëse vdesin 100, 200 apo një milion njerëz?’’ përfundon ajo.

LAJME TË TJERA >>