Pas hedhjes së shortit në Nion, tri skuadrat shqiptare që vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Kupat e Europës, Tirana, Laçi dhe Vllaznia, kanë mësuar emrin e kundërshtarit të radhës, nëse arrijnë të kualifikohen.
Me fat ka qenë vetëm Tirana, që pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, kaloi në Ligën e Konferencës. Nëse kualifikohet ndaj boshnjakëve të Zrinjskit, skuadra kampione e Shqipërisë ndeshet me fituesin e çiftit Tobol-Likoln. Janë kundërshtarë të lehtë për turin e tretë, por më parë Tirana duhet të kalojë Zrinjskin.
Vllaniza, që merr pjesë direkt në turin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës, ndeshet së pari me rumunët e Universitatea Kraiovës. Nëse kualifikohet e presin ukrainasit e Zorjas.
Laçi ishte po aq pa fat sa shkodranët në short. Nëse kalon moldavët e Petrokub, skuadra e Duros ndeshet me një mes Fehervar dhe Gabalës, respektivisht kundërshtarë nga Hungaria dhe Azerbajxhani.
Shorti
Vikingur Rejkjavik-The Nju Sainz/Leh Poznan-Dinamo Batumi
RFS/Hibernians-Levadia Talin
La Fiorita-Ballkani/Sutjeska-Ki Klasvik
Tirana-Zrinjski/Tobol-Linkoln Red Imps
Shaktar Soligorsk/CFR Kluzh–Inter Klub D’Eskaldes
Spartak Trnava-Njuton FC/Rakov-Astana
KUPS-Milsami/Liepaja-Jang Bojs
Pogon-Brondbi/Bazel-Krusaders
AIK-Vorskla /Valmeira-Shkëndija
Ararat-Paide/Anderleht
SJK-Lilestrom/Atnverp-Drita
Zorja/Vllaznia-Universitatea Kraiova
Fehervar-Gabala/Petrokub-Laçi