Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Edi Rama dhuron 1 milion euro në emër të Shqipërisë për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Pas tërmetit shkatërrues në Turqi, sot nga ora 20:00 në një transmetim të përbashkët mediat turke kanë nisur një kampanjë të ndihmës “Turqia një zemër”, për të mbledhur ndihma për të prekurit nga tërmeti.

Deri më tani, janë mbledhur miliona euro si ndihmë, mediat turke kanë njoftuar se në mesin e personave që ka dhuruar, është edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Është bërë e ditur se duke u lidhur me telefon direkt në fushatën e ndihmës, Edi Rama ka dhuruar një milionë euro në emër të Shqipërisë.

Kujtojmë se pas tërmeteve shkatërruese në Turqi që deri më tani kanë lënë mbi 40 mijë viktima, i gjithë vendi, por edhe vende të tjera nga bota janë mobilizuar për ndihmë.

Me transmetimin e përbashkët që u transmetua sot në më shumë se 200 ekrane televizive, u zhvillua një fushatë ndihme për qytetarët tanë të dëmtuar nga tërmeti.

LAJME TË TJERA >>