Kryeministri britanik Boris Johnson ka emëruar Stuart Peach si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, duke thënë se rajoni përballet me kërcënimin më të madh për stabilitetin dhe sigurinë e tij në dy dekada dhe nuk duhet lejuar t’i kthehet dhunës dhe ndarjeve nga e kaluara.
“Mbretëria e Bashkuar është thellësisht e përkushtuar ndaj sigurisë evropiane. Ballkani Perëndimor përballet me kërcënimin më të madh për stabilitetin dhe sigurinë e tij në dy dekada.
Ne kemi për detyrë të bëjmë gjithçka që mundemi për të ruajtur përparimin e bërë në paqe dhe dialog; nuk duhet të lejojmë asnjë kthim në dhunën dhe ndarjet e së kaluarës.
Përvoja dhe ekspertiza e gjerë e Sir Stuart do të forcojë përpjekjet ndërkombëtare për të mbrojtur paqen dhe për të promovuar integrimin euro-atlantik në këtë rajon kyç,” tha Johnson.