Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë të hënën raundin e tretë të bisedimeve
Rusia dhe Ukraina do të mbajnë një raund të tretë bisedimesh të hënën, raporton Reuters.
Negociatori ukrainas David Arakhamiya tha në një postim në Facebook se bisedimet për përfundimin e armiqësive do të rifillonin, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Tryeza e dytë e bisedimeve u zhvillua të enjten, ku hapja e korridoreve humanitare u dakordësuar nga të dyja palët. Mirëpo, ato ende nuk janë aktive, ku akuzat janë të ndërsjellta për sabotim të marrëveshjeve.
Në tërësi, të dy tavolinat e bisedimeve nuk kanë prodhuar shumë. Tentativa ndërmjetësimi ka pasur edhe nga Ankaraja zyrtare dhe Izraeli, por pa rezultat.