Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

“Do të dëgjoni diçka të pabesueshme”: Konflikti Rusi-Ukrainë përfundon në Këshillin e Sigurimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi mbrëmjen e 27 janarit se “do të dëgjoni diçka që do të ishte e pabesueshme”.

Kjo, sa i takon rolit të diplomacisë shqiptare në politikën e jashtme.

“Dëgjova disa dokrra për Ukrainën, por në ditët në vijim do të dëgjoni diçka që do të ishte e pabesueshme për rolin e Shqipërisë në politikën e jashtme”, ravijëzoi kryeministri.

Fill pas kësaj deklarate, Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të mbajë një seancë të hapur.

Në tryezën e 15 shteteve, mes tyre edhe Shqipëria, pritet të adresohen shqetësimet e Perëndimit ndaj përgatitjeve ushtarake ruse.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së
SHBA

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se sesioni do të “diskutonte një çështje me rëndësi vendimtare për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

Sipas diplomates amerikane, do të shqyrtohet sjellja kërcënuese e Rusisë kundër Ukrainës – referuar grumbullimit të trupave ruse në kufijtë e Ukrainës dhe Bjellorusisë.

“Anëtarët e Këshillit të Sigurimit duhet të shqyrtojnë plotësisht faktet dhe të marrin në konsideratë se çfarë është në rrezik për Ukrainën, për Rusinë, për Evropën dhe për detyrimet dhe parimet thelbësore të rendit ndërkombëtar nëse Rusia pushton më tej Ukrainën”, vërejti ajo në një deklaratë të së enjtes.

Thomas-Greenfield theksoi se “ky nuk është një moment për të pritur dhe parë”.

Të hënën, shtoi ambasadorja, nevojitet vëmendja e plotë e Këshillit.

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Linda Thomas-Greenfield
Rusia

Kujtojmë që Rusia do të marrë presidencën e KS-së më 1 shkurt.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit janë përkeqësuar dhe tensionuar.

Kjo, pasi Moska vendosi dhjetëra mijëra trupa në kufirin e saj me Ukrainën.

Kremlini ka mohuar se planifikon të pushtojë, por muajin e kaluar kërkoi garanci të gjera sigurie.

Përfshirë garancitë që Ukraina nuk do të lejohet kurrë të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA-të.

Këto të fundit morën përgjigje negative nga autoritetet amerikane përmes një letre.

LAJME TË TJERA >>