Një ditë më parë, shefi im më pyeti nëse dija ndonjë vend të mirë për pushime në Turqi apo Azi. U habita! Pjesërisht sepse ai nuk është se merr ndonjëherë këshillat e mia dhe pjesa tjetër, sepse nuk ka shumë ngjashmëri midis jetesës së një mësuesi të gjuhës angleze dhe një aksioneri rus.
Si një tutor për familjen e tij dhe një mësues me kohë të pjesshme në një shkollë private, më ka qëlluar të njoh shumë rusë të pasur. Prindërit që kam takuar, i kalojnë pushimet e tyre në vende si Saint Tropez ose Cap d’Antibes. Dikush më tha se Turqia ishte për njerëzit normalë. Domethënë të varfër.
Lufta e Putin në Ukrainë e ka bërë pothuajse të pamundur për elitën rusë që të pushojë në destinacionet e preferuara.
Hapësira ajrore europiane është e mbyllur për to dhe kartat e kreditit i janë bllokuar.
Çdo vit prindërit e nxënësve të mi më pyesnin se çfarë librash t’i merrnin fëmijëve për pushimet verore në Greqi, Karaibe ose Miami. Këtë vit nuk kanë pyetur.
Shefi shkoi me familjen në Dubai, për Pashkë, një muaj pasi lufta kishte filluar, por atje është shumë nxehtë për verën. Ai kërkon një vend më tërheqës. Ai kalon shumë kohë në celular me një shok të tijin që jep me qira avionë privatë.
Në djall lufta! “Ata nuk do e marrin Tema-n tim.”
Ndërkohë që disa rusë shqetësohen për pushimet e tyre, të tjerët po shqetësohen për rekrutimin. Përgatitjet janë në proces. Më shumë se 130.000 rusë do të thërriten për shërbimin ushtarak këtë vit. Të gjithë meshkujt nga 18 në 27 vjeç janë të kërkuar. Ndonëse qeveria ruse tha se askush nga ata nuk do të dërgohet në Ukrainë për të luftuar, ata janë skeptikë.
Ka thashetheme se sivjet, rekrutimi është bërë me detyrim. Në rrjet qarkullojnë video të oficerëve rekrutues nëpër dyert e shtëpive të këtyre djemve. Nuk dihet nëse janë reale, por në njërën nga ato, një grua tenton të tërheqë djalin e saj nga oficeri që po e merr, duke i bërtitur “me urdhër të kujt?”.
Së fundmi, e diskutova këtë çështje me shoqen time, Vladislava. “Në djall lufta!”, tha ajo. “Ata nuk do e marrin Tema-n tim.
Prindërit e Vladislava-s nuk kishin qenë kurrë të mirë me të dashurin e saj, tema, dhe ne bënim batuta se ajo do t’i detyrojë ata ta duan kur të mbetet shtatzënë. Ajo duhet ta bëjë tani këtë gjë, para se Putin ta vrasë.
Njerëzit po merren me skema të shtyrjes së afatit të rekrutimit. Studimi jashtë vendit thuhet se është më efektiv se sa të qenit student në Rusi. Vladislava dhe i dashuri i saj kanë aplikuar për një kurs në SHBA. Kur e pyeta se si do t’i përballojnë tarifat, ajo tha: “Tema do të merret me dokumentat”, duke nënkuptuar se ai do të falsifikojë dokumenta bankare.
Askush me të cilin kam folur, nuk ka parë oficerë rekrutimi në qytetin tonë. Por kjo nuk i ndalon nga të qenit të frikësuar nga një goditje në derë. Dy vetë që njoh shpresojnë të ikin të punojnë në Kazakistan që të mos rekrutohen ën ushtri. Ka të tjerë që po fshihen në shtëpitë në fshatrat e prindërve të tyre.
Edhe ata që nuk rrezikojnë rekrutimin janë të lodhur me propagandën e vazhdueshme. Shumë nga ata mbajnë të ndezur VPN-në në celular, që të mund të kenë akses në Instagram, pasi qeveria e bllokoi gjatë muajit mars. Kjo do të thotë se ata mund të lexojnë për ofensivat e dështuara të Rusisë. Kam dëgjuar shumë shaka të hidhura për ministrin e mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili thuhet se kryeson skemat e korrupsionit.
Ndërkohë, sanksionet po japin efekt. Menutë e restoranteve janë tkurrur (produktet e importuara, përfshirë patatet e ëmbla janë zhdukur) dhe qytetarët po nervozohen nga pagat e vonuara.
Në shkollën private ku unë jap mësim, studentët në radhën e kafeterisë tani luajnë një lojë, quiz për të gjetur me hamendje se dhe sa ditë do të ketë kos.
Edhe shefi im duket se po ndjen një pickim: ai nuk e ka zëvendësuar xhamin në Maybach-un e tij që u dëmtua nga një guralec para disa javësh. Nuk e di nëse kjo sepse nuk ka para apo nuk ka ku të gjejë pjesët. Ne e bëjmë bashkë rrugën për palestër, çdo mëngjes, dhe sikur nuk e shohim krisën gjigante që ka shëmtuar “bishën” e tij.
Në mes të disa të tjerëve, ideja “pro-luftë” po forcohet. Një ditë dola për koktejl më miken e një miku që punon si administrator shkolle. Ishte pak a shumë një lloj takimi dhe të dy e tepruam pak.
Mendova se po ndjeja disa nga zhgënjimet në qeverinë ruse që kisha dëgjuar nga njerëz të tjerë të moshës sonë, kështu që guxova një “slavi Ukraini”, (Lavdi Ukrainës) teksa tokëm gotat. Ky ishte një gabim. Ajo kërkoi të dinte se si mund të mbështesja provokimin e Ukrainës.
Nëse më përpara fëmijët shaheshin me “Mami yt” tani ata thonë “Ata janë kundër Rusisë”.
Unë thash që jo, por mbështes të drejtën e Ukrainës për të mbrojtur veten e vet. Ajo nguli këmbë se ishte një luftë e zgjedhur nga elita ukrainase, duke përmendur si provë faktin që ukrainasit kur kalonin në anën lindore të vendit, kalonin midis rajonit rus të Donbasit. Për ta shtyrë më shumë, e pyeta nëse ja vlen fitorja e luftës apo çfarëdo qoftë ajo, kur mijëra rusë do ta kalojnë dimrin pa ushqim dhe ngrohje. “Çfarë do të thuash”, u përgjigj me shpejtësi. “Edhe Europa do të ngrijë”.
E kam vënë re këtë edhe tek fëmijët të cilëve u jap mësim. Kur nisi lufta, ata shmangnin bisedën ose shikonin me habi kur përmendej Ukraina. Tani jo më! Gjatë një mësimi për flamujt, një 11-vjeçar deklaroi “Unë e urrej Ukrainën!”. Unë e pyeta se ccfarë e bën atë të urrejë 44 milion njerëz? “Sepse kanë armë kimike”, tha ai pa hezitim.
Ai kishte gjysmë të drejtë: qeveria ruse pretendon se Perëndimi ka zhvilluar armë të shkatërrimit në masë në laboratorë sekretë në tokën ukrainase (megjithëse ato supozohet se janë biologjike, jo kimike).
Gjuha e televizionit shtetëror është depërtuar edhe në fyerje tek këndet e lojërave. Në vend të sharjes universale “Mami jot”, fëmijët rusë tani thonë “on protiv Rossii?” (“A janë kundër Rusisë?”).
Tatiana, dado e familjes ku jap mësim, ka nisur të hapë biseda për luftën. Ditën e djeshme ajo tentoi t’i bënte ata të ndihen keq që të mbaronin darkën duke i thënë se fëmijët rusishtfolës në lindje të Ukrainës, nuk kishin ushqim sepse nazistët ukrainas nuk i japin.
Kur mamaja e tyre e dëgjoi këtë, u acarua. “Tatiana pusho. Nuk u duhet kjo gjë.” Tatiana kaloi tek salla e pritjes duke mërmëritur se si fëmijët nuk po mësojnë realitetin nëpër shkolla sepse mësuesit e tyre ishin të gjithë amerikanë.
Por edhe mbështetësit kaq besnikë të Putin nuk duan që të ketë luftë.. Më vonë atë javë Tatiana po qortonte një nga fëmijët që nuk i kishte kryer detyrat e shtëpisë në kohë. “Nëse nuk studion dhe nuk futesh në universitet”, tha ajo, “si do ta shmangësh rekrutimin?”
Marë nga The Economist