Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Detaje nga ceremonia e përcjelljes së Mbretëreshës Elizabeth

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth do të vendoset në sallën e gjerë mesjetare të Pallatit të Westminterit.

Kjo për të lejuar publikun të bëjë nderimet e fundit.

Në ditët e para të funeralit, anëtarët e publikut do të kalojnë ngadalë për të bërë nderimet e tyre në heshtje të plotë.

Për një Mbretëror, arkivoli është i mbështjellë me një flamur dhe mbështetet në një platformë të ngritur e mbuluar me një leckë të purpurt.

Një kurorë dhe dhurata të tjera vendosen tradicionalisht në majë të arkivolit të një sovrani.

Çdo cep i platformës shikohet 24 orë në ditë nga rojet ose regjimenti i kalorësisë.

Personi i fundit që u përcoll me një ceremoni të tillë ishte Nëna Mbretëreshë në vitin 2002.

Rreth 200 mijë njerëz dolën për të bërë nderimet e tyre gjatë atyre tre ditëve.

Ishte hera e parë, ku anëtarët e publikut iu nënshtruan një kontrolli sigurie, i cili ngadalësoi lëvizjen e vajtuesve.

Kjo tradita shtrihet që në shekullin e XVII-të, kur sovranët e Stuart-it qëndruan në atë gjendje për disa ditë.

Eduardi VII vendosi traditën moderne të shtrirjes mbretërore në sallën e Westminster-it.

Ai u vendos aty në vitin 1910, ashtu si Mbreti George V në 1936 dhe Mbreti George VI në 1952.

George VI – babai i Mbretëreshës – ishte sovrani i fundit para Elizabeth II që vdiq.

Mbi arkivolin e tij, nga Bizhuteritë e Kurorës, shtrihej kurora e shtetit perandorak, rruzulli dhe skeptri.

LAJME TË TJERA >>