Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Dështimi në Evropë, Shqipëria rrezikon të humbasë një skuadër në kompeticionet e UEFA-s

Skuadrat shqiptare, ose më saktë ato që vijnë nga Shqipëria, nuk kanë pasur paraqitje të mira vitet e fundit në Kupat e Evropës.

Aktualisht, kampionati i Shqipërisë renditet në vendin e 48 në Evropë. Nëse, Tirana, Vllaznia, apo Laçi nuk bëjnë paraqitje sa më të mirë këtë sezon në Europë rrezikohet jo pak.

Sipas gazetës së përditshme sportive shqiptare “Panorama Sport”, Superiorja rrezikon të përfaqesohet me tre skuadra në Evropë, nga katër që ka aktualisht.

Shqipëria mban vendin e 48 në renditjen e UEFA-s, por nëse arrin në vendin e 51, atëherë aktivizohet skenari i keq me një ekip më pak.

Më posht se Shqipëria në renditjen e UEFA-s janë kmapionatet e vendeve si Uellsi, Gjibraltari, Lihtenshtejni, Maqedonia e Veriut, Andorra, Mali i Zi dhe San Marino.

Humbja e një vendi në Europë nënkupton në mënyrë direkte më pak të ardhura për futbollin shqiptar

Paratë nga UEFA, sipas raporteve të saj zyrtare, përbëjnë mbi 70% të të ardhurave që hyjnë në futbollin shqiptar dhe Kupat e Europës janë burimi kryesor.

Renditja në vendet e ulëta në UEFA, i heq mundësinë edhe skuadrave kampione U-19 që të marrin pjesë në UEFA Youth League.

LAJME TË TJERA >>