Cristiano Ronaldo, me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ka vendosur që të “shuajë” zërat e merkatos që e rrethojnë.
“Duke parë atë që është shkruar së fundmi për mua, duhet të sqaroj pozicionin tim. Më shumë se mungesë respekti ndaj meje si njeri dhe futbollist, mënyra se si përshkruhet e ardhmja ime nëpër media është mungesë respekti për të gjithë klubet e përfshira në këto thashetheme”, shkruan CR7.
Më tej, portugezi nënvizoi: “
Historia ime te Real Madrid është shkruar, me fjalë dhe numra, me trofe dhe tituj. Është në muzeun e stadiumit “Santiago Bernabeu” dhe në mendjen e tifozëve…
Ka pasur edhe lajme që më kanë lidhur me klube të tjera, jashtë Spanjës, dhe askush nuk është interesuar për të gjetur se si qëndron e vërteta.
Po thyej heshtjen tani për të thënë që nuk do të lejoj njerëzit që të luajnë me emrin tim. Unë mbetem i përqendruar në karrierën time, në punën time, i angazhuar për sfidat që më presin. Të tjerat? Të tjerat janë vetëm fjalë”.