Tifozët e Roma-s dhe Feyenoord-it po fillojnë të mbërrijnë në Shqipëri. Ditën e djeshme ishin holandezët që kishin zbarkuar në kryeqytet.
Këtë të martë në Shqipëri po vijnë tifozët e Roma-s. Në portin e Durrësit kanë mbërritur rreth 100 tifozë, prejt të cilëve 35 ultras verdhekuq.
Tifozët vijnë me tragetet e linjës Bari-Durrës, si dhe pritet të mbërrijnë edhe 500 të tjerë në mënyrë të organizuar, pa përfshirë grupimet e vogla.
Vetë klubet janë kujdesur për pritjen dhe transportin e tifozëve të tyre deri në hotelet përkatëse.
Ardhjen e tifozëve në qytetin bregdetar e ka ndejkur nga afër edhe drejtori i policisë së qarkut Durrës, Neritan Nallbati, së bashku me pjestarë të policisë holandeze dhe asaj italiane.
Finalja mes Roma-s dhe Feyenoord-it do të luhet të mërkurën në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.