Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Conference League flet shqip, tre ekipe shqiptare në playoff

Tre ekipe shqiptare, Partizani, Ballkani dhe Struga, janë ende në garë pas fitoreve në turin e parafundit të ndeshjeve me eliminim direkt, sa i takon trofeut të UEFA Conference League.

Me një tjetër paraqitje bindëse në Elbasan Arena, Partizani arriti të mposhtë ekipin e Valmeiras, duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Struga ndërkohë pësoi humbje në përballjen me Swift Hesperange në shtëpinë e këtyre të fundit, 2-1, por falë rezultatit të ndeshjes së parë në shtëpi, të cilën Struga e fitoi 3-1, arriti të kualifikohej.

Ballkani i Ilir Dajës ndërkohë vijon me paraqitjet tejet pozitive në kupa, ku mundi me rezultat 1-3 ekipin Lincoln Red Imps FC dhe me rezultat të përgjithshëm 1-5 u kualifikua në fazën playoff.

Sfidat e radhës nuk janë të pamundura, me Ballkanin që ka përballjen më të fortë ndaj Bate Borisov. Këta të fundit u eliminuan nga Europa League mbrëmjen e shkuar dhe kalojnë kështu në playoff-in e Conference League.

Ndeshje më e lehtë është ajo e Partizanit përballë Astanës, por sërish një përballje për të mos u nënvlerësuar.

Ndërsa, nga tre ekipet shqiptare, Struga e Shpëtim Duros pati edhe fatin më të madh në short, duke qenë se playoff-i e vendos përballë islandezëve të Breidablik, në letër një ekip më i lehtë dhe me shanse të mëdha kualifikimi.

Takimet e para për tre klubet shqiptare do të zhvillohen të enjten e 24 gushtit, ndërsa më 31 gusht zhvillohen edhe takimet e dyta, ku do të mësohen zyrtarisht ekipet pjesëmarrëse në Conference League.

LAJME TË TJERA >>