Blatter dhe Platini lirohen nga akuzat për mashtrim
Ish-presidenti i Federatës Botërore të Futbollit – FIFA, Sepp Blatter, dhe ish-shefi i Federatës Evropiane të Futbollit – UEFA, Michel Platini, u shpallën të pafajshëm në gjyqin për mashtrim. Dyshja doli në gjyq për një pagesë prej 2 milionë frangash zvicerane, të bërë nga Blatteri për Platinin në vitin 2011.