FMN do të japë 1.4 miliardë dollarë për Ukrainën
Fondi Monetar Ndërkombëtar do të aprovojë një shumë prej 1.4 miliardë dollarësh amerikanë brenda javës tjetër, si fond emergjence për situatën në Ukrainë, pas paralajmërimeve se lufta mund të ketë impakt shumë të fortë në ekonominë globale. Kërkesën e kanë bërë vetë autoritetet ukrainase karshi institucionit të madh ndërkombëtar financiar.