Është thuajse i kryer kalimi i sulmuesit kuqezi, Armando Broja, tek Uest Hemi. Oferta e këtij klubi duket se ka qenë më e mira dhe Çelsi ka vendosur që ta huazojë sërish lojtarin shqiptar.
Ka një fakt interesant ndërkohë për tranferimin e Brojës te “çekiçët”. Vlera e transferimit të tij, nëse Çelsi do vendoste të shiste, është 35.9 milionë euro. Një vlerë e konsiderueshme, që e fut lojtarin kuqezi në 10-shen e sulmuesve më të shtrenjtë.
Faqja e specializuar “TrasferMarkt’ ka përzgjedhur 10 transferimet e sulmuesve më të shtrenjtë në merkaton e kësaj vere. Broja renditet në vend të 9-të dhe lë pas vetëm Sadio Mane, i cili kaloi nga Liverpuli te Bajerni.
Në vend të parë në këtë renditje është Darvin Nunjez, që kaloi nga Benfika te Liverpuli. Atë e ndjek Erling Haland, norvegjezi që la Borusia Dortmund për Mançester Sitin. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe emra si Levandovski, Riçarlison, Rafinja, Sterling e të tjerë.
Për sulmuesin e Kombëtares sonë është një vlerësim i madh, pasi është vetëm 20 vjeç. Broja pritet të kryejë formalitetet e kalimit tek Uest Hemi dhe të prezantohet nga klubi londinez.
Me fanellën e këtij klubi ai do të tentojë tarritë nivelin e tij, ndoshta për të qëndruar përfundimisht te Çelsi verën e ardhshme. Broja shkoi në Amerikë me Çelsin, por pësoi një dëmtim që ditët e para.