Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Britania e Madhe ngrin pasurinë e Abramovich-it, Chelsea nuk mund të shitet

Pronari i Chelsea-t, Roman Abramovich, është sanksionuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar si pjesë e përgjigjes së saj ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Ai është një nga shtatë oligarkët që do të goditet me sanksione të reja, duke përfshirë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit.

Lista përfshin gjithashtu miliarderët Igor Sechin dhe Oleg Deripaska, që të dy shihen si aleatë të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Kryeministri Boris Johnson tha se “nuk mund të ketë strehë të sigurt” për ata që kanë mbështetur pushtimin.

“Sanksionet e sotme janë hapi i fundit në mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për popullin ukrainas. Ne do të jemi të pamëshirshëm në ndjekjen e atyre që mundësojnë vrasjen e civilëve, shkatërrimin e spitaleve dhe pushtimin e paligjshëm të aleatëve sovranë,” tha Boris Johnson.

Ndryshe, Abramovich para disa ditësh ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Chelsea-t, teksa më vonë kë lajmëruar shitjen e klubit.

Mirëpo, ai tani nuk është në gjendje të shesë klubin pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ngriu pasuritë e tij.

Pavarësisht se ka shumë interes, sanksionet tani nënkuptojnë se klubi londinez do të përballet me një të ardhme të pasigurt.

LAJME TË TJERA >>