Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Britania do të mbështesë anglezët që duan të luftojnë për Ukrainën

Britania e Madhe do të respektojë vendimin e çdo shtetasi të saj, i cili vendos të rrokë armët dhe të shkojë të luftojë në Ukrainë.

Këtë detaj e ka bërë me dije vetë ministrja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, gjatë një interviste të sajën për median shtetërore britanike BBC.

“Nëse britanikët vendosin individualisht të nisen për në Ukrainë për t’u bashkuar me luftën, do t’i mbështesim në mënyrën më absolute, nëse kjo është vërtetë zgjedhja e tyre”.

Kjo ishte fjalia e Truss për qytetarët e vendit të saj.

Ndërkohë që, qeveritë e mëparshme britanike, për shembull në rastin e luftimeve kundër Shtetit Islamik në Lindjen e Mesme, e kanë ndaluar rreptësisht ikjen në luftë të qytetarëve anglezë, madje edhe i kanë proceduar penalisht ata.

Kërkesa për të formuar një legjion lufte kundër Rusisë, erdhi nga vetë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili i bëri thirrje ndërkombëtarëve, të cilët duan të ndihmojnë në luftë, që janë të mirëpritur.

Ende nuk dihet gjithsesi nëse ka një numër personash, të cilët kanë vullnetin e lirë për të bërë diçka të tillë.

LAJME TË TJERA >>