Tre muaj para nisjes së Botërorit të Katarit, Federata Braziliane e Futbollit ka prezantuar uniformat e reja nëpërmjet fushatës “Veste a Garra”. Janë uniformat që Brazili do të veshë në Kupën e Botës.
Uniforma e parë, e verdhë sipas traditës, është dizenjuar e frymëzuar nga lëkura e xhaguarit, me disa detaje jeshile te qafa dhe te mëngët.
Uniforma e dytë është blu, me nuanca jeshile dhe me detaje xhaguari te mëngët në jeshile fluoreshente.
Brazili, si gjithmonë, është një nga skuadrat favorite për fitimin e Kupës së Botës.