Në futboll Brazili arrin finalen e Lojërave Olimpike Tokio 2020. Përfaqësuesja e Selecaos mundi në gjysmëfinale Meksikën. 90 minutat e ndeshjes përfunduan me shifrat 0-0, po kështu edhe koha shtesë, kështu që dy skuadrat iu drejtuan ruletës së penalltive për të përcaktuar fituesin.
Djemtë e Andre Jardine u treguan më të saktë, kthyen në gola katër goditjet e tyre dhe fituan 4-1. Për Meksikën dështuan Eduardo Aguirre dhe Johan Vasquez. Përfaqësuesja latine siguroi finalen e tretë rradhazi në Olimpiadë pas Londër 2012 dhe Rio 2016.