Ashtu siç pritej, Boris Johnson njoftoi zyrtarisht dorëheqjen e tij si lider i Partisë Konservatore Britanike, një forcë e shumicës në Parlament, në një fjalim drejtuar kombit.
Megjithatë, “BoJo” do të mbajë postin e tij si kryeministër deri në vjeshtë. Në fakt, në verë konservatorët do të zgjedhin pasardhësin e tij dhe kryeministri i ri britanik duhet të emërohet pas thuajse 3 muajsh.
Me synimin për të mbetur në detyrë, Johnson rimblodhi kabinetin dhe emëroi ministra të rinj pas disa dorëheqjeve në seri ditët e fundit.
“Nuk doja ta bëja, por heq dorë nga puna më e mirë në botë, askush nuk është pazëvendësueshëm. Tani duhet të fillojë menjëherë procesi i zgjedhjes së pasardhësit tim, të cilit do t’i jap të gjithë mbështetjen time”, – u shpreh ai.
Një vendim, ai i largimit, u maturua pasi një delegacion i bshkëpunëtorëve të tij të ngushtë dhe kancelari i ri britanik i Thesarit, Nadhim Zhawi, i kërkuan Johnson të jepte dorëheqjen dhe pasi 4 ministra të tjerë vendosën të largoheshin nga ekzekutivi të enjten.
Gjatë ditëve të fundit, qeveria e Johnson është përballur me “furtunë” dorëheqjesh të ministrave të tij.
Pesë ministra dhe më shumë se 40 nënsekretarë dhe asistentë parlamentarë kanë dhënë dorëheqjen, duke i kërkuar Kryeministrit britanik të japë dorëheqjen.
Një ditë më parë, 4 ministra të tjerë në fakt vendosën të largohen nga ekzekutivi. Ata janë ministri për Irlandën e Veriut, Brandon Lewis, ministri i Sigurisë, Damian Hinds, ministri i Shkencës, George Freeman dhe ministrja e Thesarit, Helen Whately.
Lewis, Hinds dhe Freeman kanë postuar letrat e tyre të dorëheqjes në llogaritë e tyre përkatëse në Twitter.
“Një qeveri dinjitoze dhe e përgjegjshme bazohet në ndershmëri, integritet dhe respekt të ndërsjellë: është një shkak i keqardhjes së thellë personale për mua që duhet të largohem nga qeveria, pasi nuk besoj më se ato vlera duhen respektuar”, shkroi Lewis duke motivuar dorëheqjen si ministre.
Duke theksuar se “një vendim për t’u larguar nga qeveria nuk merret kurrë veçanërisht lehtë, në një moment kaq kritik për Irlandën e Veriut”.
“Ishte një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të mbaja rolin e ministrit të Sigurisë. Nuk duhet dorëheqja e kolegëve, por për vendin tonë dhe duke besuar në demokracinë tonë, ne kemi nevojë për një ndryshim lidershipi”, zgjodhi këto fjalë për të lënë postin e ministrit të Sigurimit, Hind.
“Mjaft tani, nuk mund të vazhdojë.” Ministri i Shkencës Freeman, ka shkruar në Twitter.
“Kaosi në Downing Street, rënia e përgjegjësisë kolektive të kabinetit, braktisja e kodit ministror, mbrojtja e paligjshmërisë dhe kundërshtimi i Parlamentit, janë të gjitha fyerje për konservatorizmin, në të cilin besoj dhe të cilin e mbështes”, tha ai, duke akuzuar Johnson se ka treguar “mungesë transparence dhe sinqeriteti ndaj Parlamentit”.
Të mërkurën, u largua edhe Michael Gove, kreu i portofoleve strategjike të Nivelimit të Pabarazive Territoriale dhe një mbështetës i madh i fushatës së referendumit pro-Brexit 2016 si dhe ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid.