Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Bllokohet në Kiev, trajneri portugez lutet që mos të bjerë ndonjë bombë pranë tij

Trajneri portugez, Paulo Fonseca, ka mbetur i bllokuar në Kiev, pas pushtimit të Ukrainës nga ushtria ruse.

Ish-trajneri i Romës dhe Shakhtar Donetsk-ut, ishte në Kiev me gruan e tij ukrainase, Katerina Ostroushko dhe djalin e tyre të vogël, kur trupat ruse pushtuan vendin.

Duke folur për “Jornal se Noticias”, portugezi tha: “U zgjova në pesë të mëngjesit me pesë shpërthime radhazi”.

Tutje ai vazhdoi duke treguar se kishte në plan që të largohej nga aty, pikërisht në ditën kur lufta filloi në Ukrainë.

“Kisha një fluturim të planifikuar për sot, por tani është e pamundur të dal nga këtu, sepse aeroportet tashmë janë shkatërruar dhe hapësira ajrore është mbyllur”.

“Për momentin, nga Kievi mund të largohesh vetëm në rrugë tokësore dhe të gjithë po përpiqen të arratisen në Lviv, një qytet afër Polonisë”.

“Rrugët janë plotësisht të bllokuara, radhët janë të mëdha dhe nuk ka më benzinë. Thjesht duhet të lutemi që një bombë të mos bjerë pranë nesh”, tha trajneri Fonseca.

Në qiellin e kryeqytetit ukrainas, trajneri portugez shpjegon se “ka disa avionë ushtarakë” dhe për këtë arsye frika është konstante.

“Kjo është dita më e keqe e jetës sime. Ka radhë të mëdha nëpër dyqanet e qytetit. Tani është koha për të pritur dhe shpresuar për të qenë me fat dhe njerëzit blejnë gjithçka”, shtoi mes tjerash trajneri Fonseca.

LAJME TË TJERA >>