Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Blinken: SHBA-të mbrojtën shqiptarët etnikë ndaj agresionit serb

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, duke folur për punën dhe veprimtarinë e ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq më 23 mars, ka përmendur edhe Kosovën si dhe meritat e saj për zgjerimin e Aleancës Veri Atlantike, NATO.

“Pasi e pa luftën nga afër, duke u larguar nga Çeko-Sllovakia, pasi Gjermania e pushtoi atë, pastaj duke u fshehur në streha nga bombat gjermane në Angli, Albright besonte se SHBA-të duhet t’u përgjigjen me forcë diktatorëve dhe tiranëve”.

“Ajo krijoi komunitetin e demokracive, një koalicion i shteteve që mbron vlerat në botë, dhe falë përpjekjeve të saj, Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke u anëtarësuan në NATO, dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbrojtën shqiptarët etnikë ndaj agresionit serb”, ka thënë Blinken në një videoparaqitje të shpërndarë nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë në rrjetin social Facebook.

“Sot, në Kosovë është një shesh dhe një rrugë që mbanë emrin e Madeliene Albright, dhe statuja e saj qëndron në kryeqytet”, ka deklaruar ai.

Më tej Sekretari amerikan i Shtetit ka thënë se Albright ka qenë një diplomate brilante, një udhëheqëse vizionare, prijëse e guximshme dhe mbi të gjitha një person shumë i mirë që e donte SHBA-në.

Nga ana tjetër, në mbrëmjen e së premtes së 25 marsit, në Prishtinë janë ndezën qirinj para bustit të ish-Sekretares Albright.

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier, që mori pjesë në ndezjen e qirinjve, është shprehur se Kosova është një nga trashëgimitë më të mëdha të ish-Sekretares se shtetit.

Institucionet e Kosovës të premten e kishin shpallë ditë zie në vend në nderim të jetës dhe veprës së Albright.

Ajo vlerësohet si një prej personaliteteve politike që ka shtyrë përpara vendimin që aleanca e NATO-s të ndërhynte në Kosovë më 1999.

LAJME TË TJERA >>