Rubla ruse ka rënë me afro 20 për qind, duke shënuar një rekord të ri të ulët kundrejt dollarit amerikan.
Rënia e vlerës së saj vjen pasi vendet perëndimore njoftuan një grup të ashpër sanksionesh pas pushtimit të Ukrainës.
Sakaq, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës i shoqëruar edhe nga sanksionet e mëvonshme, kanë shkaktuar dëme në tregjet anembanë globit.
Euro ka rënë me rreth një për qind, ashtu si dhe dollari australian dhe i Zelandës së Re.