Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka cilësuar presidentin rus, Vladimir Putin “një kriminel lufte”.
Ky koment i Biden-it erdhi gjatë një deklarate për mediat.
Kjo është hera e parë që Biden e përdor këtë term në lidhje me liderin rus.
Në të kaluarën, Shtëpia e Bardhë kishte shmangur përdorimin e shprehjes “kriminel lufte”, duke përmendur një hetim në vazhdim për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Më herët, të mërkurën, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA-të “po kërkonin” për të përcaktuar nëse forcat ruse kanë vrarë civilët.
Ukraina i ka kërkuar Hagës që të hetojë Rusinë për krime lufte.
Nga ana tjetër, Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unanimisht, ka votuar rezolutën, ku presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, shpallet “kriminel lufte”.
Rezoluta e paraqitur nga senatorja republikane, Lindsey Graham, dhe e mbështetur nga senatorët e dy partive, nxit Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë dhe kombet e tjera, që të shënjestrojnë ushtrinë ruse për hetime të krimeve të luftës të kryera gjatë pushtimit të Ukrainës, të nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
“Të gjithë ne të bashkuar në këtë dhomë, Demokratët dhe Republikanët, të themi se Vladimir Putin nuk mund t’i shpëtojë llogaridhënies për barbaritë e kryera kundër popullit ukrainas”, tha lideri i shumicës së demokratëve në fjalim drejtuar senatit.
Rusia i referohet pushtimit si “operacion special ushtarak” për, siç thonë ata, “demilitarizim dhe denacifikim” të Ukrainës.