Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë.
Kështu ka thënë presidenti amerikan Joe Biden.
“Dua të jem i qartë: do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të një NATO-je të bashkuar”, ka shkruar ai në Twitter.
“Por nuk do të bëjmë një luftë kundër Rusisë në Ukrainë. Një konfrontim i drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë është Luftë e Tretë Botërore”, ka theksuar ai.
Vazhdimisht, Biden ka thënë se dërgimi i trupave amerikane për angazhim të drejtpërdrejtë me Rusinë është ide e përjashtuar.
Ditët e fundit, administrata e tij ka ndjekur një fushatë gjithnjë e më agresive sanksionesh kundër Vladimir Putin dhe vendit të tij.
Më herët, Biden-i ka njoftuar një ndalim të importeve të alkoolit rus, prodhimeve të detit dhe diamanteve.
Po ashtu ka zgjeruar listën e oligarkëve që përballen me sanksione.