Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se nuk ka “nuk ka plane” që presidenti amerikan, Joe Biden, të udhëtojë në Ukrainë këtë javë.
Kjo ndërsa ai do të udhëtojë në Evropë për samite të parakohshme urgjente.
“Udhëtimi do të përqendrohet në vazhdimin e mbështetjes së popullit ukrainas dhe kundër pushtimit të Ukrainës nga presidenti Putin, por nuk ka plane për të udhëtuar në Ukrainë”, tha ajo në një postim në Twitter.
Në emisionin “State of the Union” të CNN-it, ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Linda Thomas-Greenfield, hodhi dyshime të mëdha mbi mundësinë që presidenti Joe Biden të vizitojë Ukrainën këtë javë, kur të shkojë në Evropë.
Petro Poroshenko, ish-presidenti i Ukrainës, tha se një vizitë e Biden-it në Ukrainë do të ishte një “simbol i solidaritetit tonë”