Ylli i rock-ut apo fituese e medaljeve olimpike, nëne apo studiuese e akullnajave… Çfarë do zgjidhje nëse të jepet mundësia.
“Çdo jetë përmban miliona vendime... Disa të mëdha, disa të vogla. Por sa herë që merret një vendim mbi një tjetër, rezultatet ndryshojnë... Këta libra janë portale për të gjitha jetët që mund të jetoni.”
Personazhi qendror i Haig është 35-vjeçarja Nora Seed. Nora është një grua me shumë dhunti dhe me pak arritje. Ajo është e larguar nga i vetmi i afërm i saj i gjallë, një vëlla më i madh, dhe gjithashtu e larguar nga shoku i saj i vetëm i ngushtë si emocionalisht ashtu edhe gjeografikisht. Ajo kishte “gjithmonë ndjenjën se vinte nga një varg i gjatë keqardhjesh dhe shpresash të dërmuara që dukej se jehonë në çdo brez”. Me pak fjalë, në një jetë tashmë të mbushur me pendim, ajo humb punën dhe macen e saj të dashur, Volterin. “Ndërsa ajo vështronte shprehjen e qetë dhe paqësore të Volterit – atë mungesë totale të dhimbjes – kishte një ndjenjë e pashmangshme që shpërtheu në errësirë. Zilia.”
Nora Seed dëshiron të vdesë.
Kështu fillon romani i ri i Matt Haig, Biblioteka e Mesnatës: me një grua të re në prag të një zgjedhjeje të tmerrshme. Nora Seed ndihet e padobishme. Ajo ka humbur punën e saj, shokun e saj më të mirë, macja e saj ka vdekur, vëllai i saj duket se nuk është i interesuar për të: askush nuk ka nevojë për të. Një mbrëmje vonë, ajo tenton të vrasë veten.
Por në vend të vdekjes, Nora zgjohet. Jo në parajsë ose ferr ose purgator, por në një bibliotekë në të cilën çdo vëllim përfaqëson një version të jetës së saj ku ajo bëri zgjedhje të ndryshme. Ne Bibliotekën e Mesnatës mundësitë janë të panumërta. Biblioteka është e madhe. Ndoshta pafund. Dhe nuk është e mbushur me asgjë tjetër veç librave, rafteve dhe, çuditërisht, bibliotekares së shkollës së Norës, zonjës Elm. “Çdo jetë përmban miliona vendime”, thotë zonja Elm.
“Disa të mëdha, disa të vogla. Por sa herë që merret një vendim mbi një tjetër, rezultatet ndryshojnë… Këta libra janë portale për të gjitha jetët që mund të jetoni.”
Një Nora që u bë një yll rock, një tjetër që ka fituar medalje olimpike, një tjetër që jeton në një anije kërkimore në Arktik; në disa versione është nënë, bashkëshorte, jetime; e famshëm dhe në disa jo. Gjithçka që ajo duhet të bëjë për të hyrë në jetën që do është të hapë librin qw përmban atë version jete. Nëse ajo gjen një jetë të mirë, ajo mund të qëndrojë; Vështirësia qëndron në vendosjen “nëse një jetë mund të gjykohet vërtet vetëm pak minuta pas mesnate të së martës”.
Themeli i idesë është teoria e shumë botëve, në të cilën një univers i ri lulëzon nga çdo zgjedhje dhe vendim. Është një koncept i bukur, por Matt Haig nuk e shpjegon në asnjë thellësi; Shqetësimi i tij është efekti psikologjik që ka tek Nora duke parë të gjitha këto versione – dhe në gatishmërinë ose mosgatishmërinë e saj për të jetuar.
Nuk janë jetët për të cilat pendohemi që nuk i kemi bërë, problemi i vërtetë është vetëm keqardhja. Është keqardhja që na bën të zbehemi dhe të thahemi dhe të ndihemi si armiku më i keq i vetes dhe i njerëzve të tjerë.
I gjithë romani ka ajrin e një ushtrimi të aftë të krijuar për të përballuar depresionin dhe ankthin. Cila është më e mira që mund të ndodhë në jetën tuaj dhe cila është më e keqja? Çfarë mund të ndryshoni dhe çfarë nuk mund të ndryshoni?
Historia e Norës sa emocionuese është dhe qetësuese. Quajeni efektin Haig: Pse të shpenzoni energji duke imagjinuar një jetë tjetër? Do të ishte ndryshe, po, por kjo nuk do të thotë më mirë. Siç e kupton Nora, “Nuk janë jetët për të cilat pendohemi që nuk i kemi bërë, problemi i vërtetë është vetëm keqardhja. Është keqardhja që na bën të zbehemi dhe të thahemi dhe të ndihemi si armiku më i keq i vetes dhe i njerëzve të tjerë.”
Kjo është ajo që Haig e demonstron kaq bukur. Ne priremi të romantizojmë variacione të tjera të jetës sonë – nuk do të kishim asnjë shqetësim në botë, nëse vetëm do ta kishim bërë këtë dhe atë ndryshe. Përgjigja e Haig: Sigurisht që do ta bënim. Do ketë gjithmonë një alternative tjetër kundrejt zgjedhjes që bëjmë. E vetmja gjë që vërtet duhet të ndryshojmë është e vetmja gjë mbi të cilën kemi kontroll të plotë: këndvështrimin tonë.
Sipas Haig është një realizim të zbulosh se vendi ku ke dashur të arratisesh është pikërisht i njëjti vend nga ku ke ikur. Se burgu nuk ishte vendi, por perspektiva.
Ndoshta për lexuesin nuk duhet një bibliotekë mesnate për të ndryshuar këndvështrimin tim. Ndoshta vetëm libri ‘Bibliotekën e Mesnatës’.
“Është një realizim të zbulosh se vendi ku ke dashur të arratisesh është pikërisht i njëjti vend nga ku ke ikur. Se burgu nuk ishte vendi, por perspektiva.”