Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Betohet Beci në krye të Shkodrës, premton punë e jo privilegje

Benet Beci është betuar si drejtues i ri i Bashkisë së Shkodrës para këshilltarëve.

Beci u shpall fitues në zgjedhjet lokale të 14 majit, në një fitore që u cilësua historike pasi për herë të parë Partia Socialiste udhëhoqi bindshëm në Shkodër.

Në fjalën e tij, ai premtoi se do të punojë me përkushtim për çdo banor të këtij qyteti.

“Është koha të paraprijë të ardhmen. Të nisim me përmirësimin e cilësisë së jetës. Dera është e hapur për të gjithë”.

Sipas tij, vullneti bashkëpunimi me njëri-tjetrin, me qeverinë dhe donatorët, e veçanërisht besimi i dhënë nga qytetarët është një garanci e fortë për suksesin tonë.

Beci siguroi se kjo është bashkia e shkodranëve, e cilitdo që ka vendosur të jetojë atje dhe dera e hapur për të gjithë.

“Kjo bashki do të jetë bashkia ku ndahen punët dhe jo privilegjet”.

LAJME TË TJERA >>