Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Berisha për videoskandalin e Gjicit: “Është dëshmi flagrante e një regjimi të kalbur”

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me publikimin e videos erotike të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici ku ai shfaqet teksa kryen akte seksuale me një vajzë.

Berisha ka thënë se rasti i Kukësit “është fytyra e vërtetë e këtij regjimi, është dëshmia e sundimit të të gjitha formave të korrupsionit, përfshi korrupsionin erotik”.

“Është një dëshmi flagrante e një regjimi të kalbur, që ka humbur prej kohësh të drejtën për të qeverisur. Sa të jetë, vetëm skandale do kemi. Duhet të bëjmë gjithçka për të aktivizuar më shumë nervin e protestës antiqeveritare. Ky regjim përveç protestës, nuk njeh gjuhë tjetër. Duhet ta kemi shumë të qartë dhe duhet të qartësojmë te zgjedhësit”, tha ai.

Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur një procedim penal ndaj Gjicit, pas publikimit të një videoje erotike ku ai shfaqet së bashku me një vajzë në zyrën e tij.

Albanian Post e disponon këtë video, të cilën për arsye etike ka vendosur të mos e publikojë.

Megjithatë, nga pamjet e videos duket ai, së bashku me një vajzë, duke kryer akte seksuale në atë çfarë duket si zyra e Gjicit.

Videoja ka qarkulluar gjerësisht në media sociale mëngjesin e 16 qershorit fillimisht, ku është shpërndarë edhe në platformën WhatsApp.

Ajo është filmuar më datë 6 qershor dhe nuk dihet ende se e kujt është autorësia e videos, ose rrethanat në të cilën është filmuar.

Akuza kryesore që mund të ngrihet ndaj Gjicit ndërkaq, mund të të jetë ajo e “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërsa, raste të tjera të ngjashme ka pasur edhe në të shkuarën, ku në një skandal të tillë ka rënë edhe ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili. Apo, më parë, skandalet seksuale kanë shkuar edhe në nivel ministror, me Ylli Pangon, i cili u shkarkua nga detyra pikërisht lidhur me ngjarje të tilla të ngjashme.

LAJME TË TJERA >>