Sali Berisha dhe Ilir Meta ishin dy politikanët e parë shqiptarë, që i uruan Giorgia Melonit, fitoren pas zgjedhjeve në Itali.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar fitore historike atë të Koalicionit të Djathtë në Itali.
“Një urim të përzemërt për suksesin historik, fitoren e shkëlqyer udhëheqësve te koalicionit fitimtar Georgia Meloni, Silvio Berluskoni, Matteo Salvini”, shkruan ai.
Ndërsa kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thekson se me fitoren e këtij koalicioni “jemi të vendosur për forcimin e mëtejshëm dhe të gjithanshëm të marrëdhënieve mes dy vende dhe popujve tanë”
“Urimet më të mira Georgia Melonit për fitoren bindëse së bashku në koalicionin e qendrës së djathtës me Matteo Salvini dhe Silvio Berlusconi”, shkruan Meta.