Për specialistët teknikë të UEFA-s, Karim Benzema është lojtari më i mirë i edicionit të fundit në Champions. Sulmuesi francez i Real Madrid është mbi të gjithë. E thonë shifrat.
Benzema ishte udhëheqësi autentik i Real Madridit drejt fitimit të trofeut të 14-të të Cjampionsit. Ai e ka fituar 5 herë këtë trofe që prej transferimit nga Lioni në vitin 2009. Këtë herë si kapiten.
UEFA nuk kishte asnjë dyshim për më të mirin. Sulmuesi veteran ka kaluar shifrën e 10 golave në një sezon të Championsit për herë të parë në karrierë. Ai realizoi 15 gola edicionin e fundit dhe u shpall shënuesi më i mirë i tij.
Benzema ka shënuar 10 gola në fazën me eliminim direkt dhe UEFA e vlerëson shumë këtë fakt. Francezi shënoi 3 gola ndaj PSG-së në fazën e 1/8-ve.
Në çerekfinale të Championsit Benzema realizoi një tjetër tripletë ndaj Çelsit. Ai shënoi edhe golin e kualifikimit në Spanjë, duke eliminuar kampionët në fuqi.
Në gjysmëfinale shënoi tri herë ndaj Mançester Sitit, duke përfshirë edhepenalltinë në kohën shtesë, që solli përmbysjen e madhe. Edhe pse Benzema nuk shënoi në finale, UEFA e ka vlerësuar si më të mirin.
Tani Benzema është baraz me Robert Levandovski në klasifikimin e shënuesve më të mirë të Ligës së Kampionëve. Të gjithë gjykojnë se sulmuesi francez meriton “Këpucën e Artë” këtë vit.