Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Bennett: Do të inkurajoj dialogun, kam marrë miratimin e protagonistëve

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, ka deklaruar se synimi i tij i vetëm, është të inkurajojë dialogun mes Rusisë dhe Ukrainës, pas vizitës së tij në Moskë e më pas në Berlin, ku u takua me presidentin rus, Vladimir Putin dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Në një mbledhje të Qeverisë në Jerusalem, Bennet bëri me dije se ai do të bëjë çdo përpjekje për të ndërmjetësuar dialogun, pavarësisht nëse ka shumë apo pak shanse për rezultat.

“Për sa kohë që qiriu është i ndezur, duhet të bëjmë përpjekje”, theksoi ai.

Ndërsa, me Vladimir Putinin, kaloi plot tre orë, në një takim ku mendohet se u fol për çështjen e Ukrainës dhe për përfshirjen e komunitetit hebre në luftë. Si në Ukrainë, ashtu edhe në Rusi, ka dy komunitete shumë të mëdha të hebrenjve.

LAJME TË TJERA >>