Banka e Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshjes me Zvicrën për Bankat Qendrore për 5 viteve ardhshme.
Lajmi është bërë i ditur nga Guvernatori i Bankës Gent Sejko.
Ai e cilësoi këtë bashkëpunim për çështjet ekonomike si një garanci se Bankat do të jënë në gjendje që t’i përgjigjen me sukses sfidave.
Sipas tij, angazhimet që do të ndërmerren për tri vitet e ardhshme bazohen në një punë shumë të madhe, të ngritur dhe të pasuruar vazhdimisht gjatë 10 viteve të mëparshme.
Guvernatori thekson se në sajë të asistencës në këto 10 vjet, Banka e Shqipërisë ka bërë përparime të konsiderueshme, duke e përmirësuar analizën dhe modelet ekzistuese dhe duke i shtrirë ato në fusha të reja, me të cilat përballet e ndërvepron stabiliteti i çmimeve dhe ai financiar.
“Një vit më parë, Banka e Shqipërisë ka pasur kënaqësinë të mirëpresë në Tiranë të gjitha bankat qendrore që janë pjesë e programit, në një konferencë ku diskutuam dhe ndamë eksperiencat në fushën e kërkimit shkencor. Shpresoj që faza e tretë e marrëveshjes do ta rrisë edhe më shumë bashkëpunimin dy dhe shumëpalësh ndërmjet bankave pjesëmarrëse në program”.
Për Sejkon me nënshkrimin e sotëm, tregohet përkushtimi i vazhdueshëm për të arritur qëllimet dhe objektivat e përbashkëta.
Kjo fazë e re fokusohet drejt sfidave të reja makroekonomike e financiare që përcaktohen nga kushtet specifike gjeopolitike.
Njëkohësisht, zhvillimet e shpejta në digjitalizim dhe inovacionin financiar paraqesin sfida domethënëse si për autoritetet, ashtu edhe për shoqërinë që duhet t’i njohë, t’i kuptojë e t’i përdorë këto instrumente, por njëkohësisht edhe të mbrohet nga rreziqet që vijnë me zhvillimin e shpejtë e të vrullshëm të teknologjisë.